“Eagle”, mbështetje për jetimet me rezultate të larta
20 fëmijë jetimë me rezultate të larta në mësime, do të bëhen pjesë e kompanisë “Eagle Mobile”. Një gjë të tillë e ka premtuar drejtori i përgjithshëm i “Eagle Mobile” Ali Taksin, gjatë një takimi me këta fëmijë në ambjentet e kompanisë.
TIRANE- 20 fëmijë jetimë, të cilët kanë arritur rezulatate të larta në mësime, pas përfundimit të studimeve universitare do të jenë pjesë e kompanisë celulare “Eagle Mobile”. Kjo është një iniciative e Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë që ka gjetur mbështetjen e kompanisë celulare. Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë “Eagle Mobile”, Ali Taksin, u shpreh se kompania që ai drejton do të mbështesë fëmijët jetimë pasi janë e ardhmje e këtij vendi.
E pranishme në takim ishte dhe Zonja e kryeminsitrit, Liri Berisha, e cila u shpreh se kjo është një dhuratë e çmuar për këta të rinj, ndërsa drejtori i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë Ilir Çumani falenderoi kompaninë “Eagle Mobile”, për kontributin e saj.
Më pas të gjithë fëmijët kanë marrë dhurate nga kompania “Eagle Mobile”, nga një aparat celular. (a.r/news24/balkanweb)