E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Platforma ime, për një qeverisje të decentralizuar

Në takimin e dytë me 31 intelektualët Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka shpalosur idetë që ka për zhvillimin e Tiranës.
 

Në fjalën e tij Basha pasi prezantuar projektet e tij, ka theksuar se prioriteti i tij është decentralizimi i pushtetit vendor dhe punësimi.
 

“Platforma ime propozon një qeverisje të decentralizuar. Kompetenca dhe përgjegjshmëri sa më afër qytetarit, me një respekt reciprok. Në këtë kontekst, konsensusi i ndërtuar ndërmjet dialogut, që ka në qendër interesin qytetarë, duhet dhe do të jetë baza e qeverisjes së nesërme”, tha Basha.
 

Duke folur për çështjen e taksave, Basha shtoi se ai ka prezantuar një projekt fiskal i cili do të bënte të mundur mirë adminitrimin e taksave.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›