Rama viziton familjet e dëmtuara nga tërmeti në Dibër
Duke vizituar familjet e dëmtuara nga tërmeti, Rama ka marrë dëshmitë e tyre për mungesë të vëmendjes dhe ndihmës nga shteti.
“Kjo braktisje është e pafalshme, por është normale për një pushtet që nuk ka lindur për të ndihmuar njerëzit, por ka lindur për të pasuruar familjen e të parit. Është skandaloze që mes të Evropës, ndodh një fatkeqësi e tillë dhe njerëzit vazhdojnë të flenë jashtë. Ndërkohë që kryeministri vazhdon të bëjë shfaqje, siç e thatë ju, me helikopter vjen, me helikopter ikën dhe çfarë mbetet mbrapa janë fëmijët dhe njerëzit jashtë”, tha Rama para banorëve.
Kreu socialist shtoi se pushteti aktual nuk ka lidhje me interesat e njerëzve. “Është një pushtet që ka lindur vetëm për të plaçkitur çfarë të mundet, për t’u pasuruar në kurriz të njerëzve, për të folur gjithë ditën në emër të njerëzve dhe pastaj gjithë natën për të bërë punët e veta. Megjithatë, ne do të bëjmë gjithçka mundemi për të ngritur zërin, për të ngritur opinionin, për të ngritur problemet tuaja”, tha më tej ai.