Putin: S´ka pakt për klimën pa ShBA
Negociuesit nga rreth 200 vende të botës kanë më pak se tre muaj për të përcaktuar detajet e një pakti të ri kompleks për të luftuar ngrohjen globale.
Synimi i OKB-së për të arritur një pakt të ri për klimën në Kopenhagën në dhjetor, aktualisht nga disa vende ka nisur të shihet si i rrezikuar, ndërkohë që liderët botërorë do të përpiqen të ringjallin negociatat në samitin e OKB-së në Nju Jork më 22 shtator.
"Ne ratifikuam protokollin e Kiotos por disa vende të tjera nuk e bënë dhe ato vende janë ndotësit më të mëdhenj, për shembull SHBA-ja dhe Japonia", deklaroi Putin për një grup akademikësh dhe gazetarësh në rezidencën e tij në periferi të Moskës.
Putin u shpreh se Moska "nuk do të bjerë dakord për një marrëveshje që lejon përjashtime".
Pas një reduktimi të ndjeshëm të emetimeve pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, rimëkëmbja industriale e Rusisë, ka bërë që vendi të renditet i treti ndër vendet më ndotëse të botës, pas Kinës në vend të parë dhe Shteteve të Bashkuara.
Organizatat ambientaliste dhe vendet në zhvillim kërkojnë që vendet e industrializuara të reduktojnë emetimet nga 25 deri në 40 për qind nën nivelet e vitit 1990.
Shtete ishullore si Tuvalu ose Maldivet, janë të shqetësuara se nëse nuk merren sa më parë masa të forta kundër ndryshimit të klimës, rritja e nivelit të deteve do t'i fshijë ato nga harta.