Djegia e flamurit të NATO-s, PD: Opozita të distancohet Reagon PS
TIRANE- Partia Socialiste reagon pas akuzave për djegien e flamurit të NATO-s gjatë protestës së 30 prillit. Përmes një komunikimi për mediat, zëdhënësja e selisë rozë deklaroi se PS hedh poshtë cdo pretendim për djegien e flamurit nga simpatizantët e saj.
“Hedhim poshtë me neveri shpifjen e ulët se në protestën tonë është djegur flamuri i NATO-s. Akuzojmë drejpërsëdrejti televizionet e Sali Berishës për manipulim të qartë me imazhe filmike që nuk kanë asnjëlloj lidhje me protestën që e gjithë bota në mbrëmjen e 30 prillit. Ky është pushteti i gënjeshtrës ndërsa ne jemi fuqia e vetëdijes qytetare. Pa transparencë ka vetëm vjedhje dhe gënjeshtra të cilat populli shqiptar po i përjeton cdo ditë në kurriz të tij me rrënimin e ekomonisë. Ne nuk na ndal asnjë gënjeshtër dhe asnjë presion, beteja jonë vazhdon” theksoi Imeraj.
Ndërkaq, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim akuzojnë simpatizantët e opozitës për djegien e flamurit duke e konsideruar si një "akt të turpshëm dhe provokativ". Zëdhënësja e PD, Erla Mëhilli tha se heshtja e drejtuesve të PS ndaj këtij akti është një veprim anti kombëtar.
“Sot jam para jush për tu deklaruar në emër të Partisë Demokratike pinjollëve të rinj të bllokut se kohrat e shqiptarëve janë kohrat e Natos, janë kohrat e lirisë, kurse ato të etërve të tyre kanë përfunduar në koshin e plehrave të historisë.” theksoi Mëhilli.
(e.n/BalkanWeb)