E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot 1 vit nga vdekja e pazbardhur e deputetit, Xhindi

FIER-Sot në Roskovec të Fierit është përkujtuar 1 vjetori i vdekjes së deputetit socialist, Fatmir Xhindi. Të afërm, familjarë anëtarë e simpatizantë të partisë socialiste si dhe deputetë kanë qenë të pranishëm në përkujtimin e vrasjes së deputetit socialist Fatmir Xhindi një vit më parë.
Kreu i grupi socialistë Gramoz Ruci i pranishëm në 1 vjetorin e vdekjes së Xhindit përsëriti edhe njëherë se vrasja e Xhindit është politike

“Një vit sot që kur miku ynë, vëllai ynë, pjesëtari i familjes sonë politike. Babai i fëmijëve bashkëshorti, djali të nënës, i Fierit dhe i gjithë Shqipërisë. Pushteti i sotëm hesht, një shurdhërim që flet, kjo vrasje ka një emer dhe ky emër është vecse, vrasje politike.” vazhdoi Ruci.

I vëllai i deputetit të vrarë, Ilir Xhindi u shpreh ndërkohë se moszbardhja e vrasjes edhe pse ka një vit që ka ndodhur është tregues se, kjo është një vrasje e bërë nga shteti.
Kamilja e Famtir Xhindit ndërkohë ka dërguar një letër të hapur drejtuar krerëve më të lartë të shtetit, si dhe kryeprokurores Ina Rama ku kërkohet zbardhja sa me parë e vrasjes së të afërmit të tyre.
Fatmir Xhindi u ekzeketua ne menyre misterioze në 2 Maj të një viti më parë para portës së shtepisë së tij në Roskovec të Fierit, ndërsa vrasja ende nuk ka një motiv dhe autor.

“Ndjehemi moralisht të rënë, dëshpërimisht të rënë. Kërkojmë zbardhjen e kësja vrasje dhe autorin e saj në të kundërt kjo heshtje, ky dështim do të na japë të drejtën të vemë gishtë e të themi se vrasësi mund të jetë dhe vetë shteti” vazhdoi i vellai.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›