Rama viziton minatorët e plagosur, opozita do vendosë drejtësi
TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka vizituar minstorët e plagosur të cilët janë të shtruar në Spitalin Ushtarak.
Kryesocialisti Rama ngushëlloi minatorët për humbjen e kolegut të tyre, ndërkohë i uroi shërim të shpejtë të plagosurve.
“Kryetari Edi Rama vizitoi minatorët e plagosur pas tragjedisë së rradhës në Bulqizën e tradhëtuar nga shteti dhe të mbytur në zgafellën e korrupsionit qeveritar. Edi Rama ngushëllon familjen e minatorit të vrarë dhe duke u uruar shërim sa më të shpejtë të plagosurve solidarizohet edhe një herë me Bulqizën e me të gjithë skllevërit e korrupsionit qeveritar në Bulqizë”,- u shpreh Rama.
Kryesocilisti Rama premtoi se opozita me të ardhur në pushtet do vendosë drejtësi për atë që ai e quajti plagë e korrupsionit shtetëror.
“Kryetari i opozitës garanton bulqizakët dhe mbarë qytetarët shqiptarë se me të ardhur në qeveri Aleanca për të Ardhmen do të bëjë drejtësi për të gjitha plagët e tmerrshme të korrupsionit shtetëror”,- theksoi Rama.
(e.m/BalkanWeb)