E Diel, 1 Nëntor 2026

Përleshja me armë për pronat, Gjykata jep masën për 3 të akuzuar

LEZHË- Jepet masa e sigurisë edhe për tre të akuzuarit e tjerë për përleshjen me armë të ndodhur në territorin e Gjykatës së Lezhës.

Kështu, kjo gjykatë ka dhënë masën “burg pa afat” për Alban Dedën, nën akuzën e të dyshuarit kryesor për vrasjen e Endri Bejtjes, personi që humbi jetën gjatë përleshjes në Gjykatë.

E njëjta masë është dhënë edhe ndaj të akuzuarit tjetër Sokol Sejdia. Ndërkaq, është liruar shtetasi Mehill Ndreu, ndaj të cilit është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitjeje, pasi nuk ka pasur prova për ta mbajtur si të arrestuar.

Seanca e sotme vjen pas marrjes së masës së sigurise për dy të akuzuarit e tjerë të ngjarjes, Ermal Lulashi dhe Arben Nikulaj.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në dyert e Gjykatës së Lezhës, ndërkohë që zhvillohej një gjyq për ceshtje pronësie mes palëve.

Si rrjedhojë humbi jetën një person dhe u plagosën 4 të tjerë, mes të cilëve një dëshmitar i rastit.
(e.m/(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›