E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova do të ftohet në Konferencën për Ballkanin

Vendi kryesues i BE-së, Spanja, ka paralajmëruar se do të vazhdojë të mbështesë integrimin evropian të Ballkanit, por edhe se nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, shefi i diplomacisë spanjolle ka bërë të ditur se Kosova do të jetë pjesë e Konferencës për Ballkanin në Sarajevë...

Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës - shtet i cili në fillim të këtij viti mori kryesimin e BE-së, Miguel Angel Moratinos, ka deklaruar në Madrid se Spanja do të vazhdojë bisedimet për zgjerimin e Bashkimit Evropian edhe në Ballkan - dhe ka përsëritur se nuk do ta ndryshojë qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›