E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama zhduku sipërfaqet e gjelbërimit në Tiranë, në kundërshtim me ligjin

Gjelbërimi në kryeqytet u zëvendësua me ndërtesa shumëkatëshe

Një problem tepër serioz me të cilin po hasemi përditë e më shumë është ai i ndërtesave pa kriter kudo në rrugët e periferitë e Tiranës. Si u shndërrua sipërfaqja e gjelbër dhe një sipërfaqe rruge, ndërtimi për qendër biznesi si u shndërrua (nga sipërfaqe për relaks për publikun në sipërfaqe për përfitim biznesi). Kjo pyetje na vjen shpesh në mendje kur shohim

rrugë të zëna me beton ose sipërfaqe të gjelbra e lulishte të zaptuara nga qiellgërvishtëze shumëkatëshe. Sikurse e dimë të gjithë tashmë të paktën që nga viti 1991 e në vazhdim sipërfaqet e gjelbra janë kthyer në sipërfaqe ndërtimi ose sipërfaqe të shtruara me zhavorr, guralecë apo beton në shërbim të bizneseve private. Shndërrimi i sipërfaqeve të gjelbra në kantiere ndërtimi është një ndër problemet madhore që qytetarët përballen çdo ditë. Një shembull i qartë që ka të bëjë me këtë problem është edhe një sipërfaqe reapezodiale të kufizuar nga rrugët Murat Toptani, Rruga Abdi Toptani, RrugaXhorxh Bush (Punëtorët e Rilindjes). Në studimin Italian të planit të rregullues të Tiranës në vitin 1940 ka qenë  përcaktuar si sipërfaqe e gjelbër dhe rrugë. Në planin rregullues të Tiranës të vitit 1989 (që është akoma në fuqi pavarësisht se kryetari i bashkisë së Tiranës, KRRT e saj dhe KRRTRSH pikërisht për këtë sipërfaqe dhe sipërfaqe të tjera kanë miratuar studimin pjesor të qendrës së kryeqytetit në vitin 2003-2004 në kundërshtim me planin rregullues si dhe shumë veprime të tjera të kundraligjshëm, skandalozë dhe korruptive që kanë bërë KRRT-të e ndryshme të bashkisë Tiranë dhe KRRTRSH nga viti 1992 deri më sot duke e ndryshuar atë plan rregullues, duke I grabitur vazhdimisht sipërfaqet e gjelbra, duke devijuar rrugë etj. Ka qenë përcaktuar që në mes të saj të kalonte rrugë, nga njëra anë mbetej trekëndësh me gjelbërim ndërsa në anën tjetër ka qenë përcaktuar zonë qendre. Në fillim sipërfaqja e gjelbër u zu si e gjithë Tirana nga kioskat pa ëc e pa kushte higjienike minimale duke u kthyer në pijetore, zyrë etj. Pastaj mbas disa vitesh pasi aty përballë u vendosën zyrat e partisë demokratike thuhet se doli një I guximshëm, si shumë të tjerë për të shkelur ligjin dhe për të fituar pa kufi dhe filloi të ndërtonte një lokal me shumë investime me beton, konstruksione metalike etj. Mbas ca kohësh ja ndaluan punimet, ja prishën pjesërisht. Në vitin 2000 me VKM nr 180,13.4.2000 kjo sipërfaqe e gjelbër pjesë e ansamblit Monument Kulture u shpall e mbrojtur nga shteti duke hequr ndërtimet e paligjshme të përkohshëm e të përhershëm por që akoma nuk janë hequr të gjithë deri më sot por janë shtuar e të tjerë të paligjshëm. Në vitin 2003 me studimin francez kuptohet jo me qëllim të mirë por me qëllimin për të ndërtuar mafia e ndërtimit u hoq rruga që kalonte në mes të këtij trekëndëshi dhe u kthye e gjitha në sipërfaqe për ndërtim duke lënë gjelbërim Brenda bllokut me ndërtesa. Sipas studimit francez në sipërfaqen trapezodiale parashikohen disa ndërtime. Tre ndërtesa 5 katëshe dhe tre ndërtesa 7 katëshe me oborr të brendshëm me gjelbërim dhe një hapësirë bosh aty ku më parë ishte parashikuar të kalonte rruga. Nëse do të ruhej sipërfaqja e gjelbër trekëndore rreth 1500-1600 metra katrore dhe asaj ti shtohej dhe 800 metra katrore të rrugës që u hoq sot do të kishin një sipërfaqe të gjelbër prej rreth 2400 metra katrorë që do të ndante rrugën Presidenti Xh.Bush nga kompleksi tregtar Toptani që ka filluar të ndërtohet në analogji me kullën 24 kat që po ndërtohet afër hotel Drini dhe që ka lënë një hapësirës të gjelbër por që nën të do të ketë parkim tre ose katër kate nën tokë.


Masakra e ndërtimeve prek institucionet monumentale
Dihet se sipas lejes së miratuar dhe studimit francez ky objekt shkel vijën e ndërtimit të krijuar nga objekti I INFOSOFT (kioska gjigande) gjë që është e mirë të ishte atje si vijë dhe po kështu do të krijohej  më shumë distancë  nga objekti i Monument Kulture  Kalaja  e Tiranës që me sa duket në dhënien e lejes së Ndërtimit nuk është marrë parasysh fare dhe ndërtimi I kësaj ndërtese 7 kate kaba qendër biznesi  do ta bllokojë fare pamjen e Monumentit të Kulturës nga disa anë. Po kështu ka shumë mundësi që gjatë punimeve të gërmimit nuk ka qenë dhe nuk është i pranishëm asnjë specialist nga Instituti  i Monumenteve te kulturës ose drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore kur është e pamundur që kaq afër Kalasë së Tiranës të mos dalin rrënoja të tjera ose objekte. Diku në këtë zonë thuhet se janë gjetur gjurmë të tjera të mureve të kalasë por punonjësit e monumenteve janë penguar të vazhdojnë gërmimet dhe ti nxjerrin në dritë. Përpara ministrisë së Bujqësisë është bërë një masakër e vërtetë me gjelbërimin dhe shkatërrimin e lulishtes për të ndërtuar  në kundërshtim me ligjin dhe çdo logjikë me lejen e dhënë nga Kisha Ortodokse dhe zyrat e saj. Gjithë ajo kupolë e betonuar me frëngji dhe mure të betonuara janë një kërcënim serioz dhe i vazhdueshëm e potencial ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe shtabit të përgjithshëm qoftë nga njerëz të papërgjegjshëm  qoftë nga njerëz të përgjegjshëm.

Ndërtimet pa leje verifikohen nga Inspektorati i Ndërtimit, asnjë penalizim
Nuk kanë qenë të pakta rastet kur nga Inspektorati i Ndërtimit janë vënë re shkelje tepër problematike të Bashkisë së Tiranës. Shtesat pa leje e ndërhyrjet pa kriter në fasadat e pallateve kanë qenë detyrat kyçe të Inspektoratit të Ndërtimit, në vartësi të Bashkisë së Tiranës. Ndërsa ankesat e qytetarëve për këto probleme janë pafund, askush nuk e vë ujin në zjarr. Në çdo cep të kryeqytetit ka qindra pallate me shtesa të paligjshme, mbi të cilat bëhen kompromise, për të cilat strukturat përkatëse hiqen indiferent sa herë që u leverdis. Këto shtesa pa leje gëlojnë edhe në qendër të zonës së ish-bllokut. Madje, grupe inspektorësh bëjnë kontrolle, presin edhe procesverbale, por konkretisht nuk ndërmerret asnjë masë.  Ndodh rëndom që hyrja e një pallati të kthehet në pub, në supermarket apo klinikë private, pa menduar shumë për pjesën tjetër të komunitetit që jeton aty. Por ka edhe raste të tjera tepër flagrante ku pallatet janë pothuajse ngjitur me njëri tjetrin dhe hapësirën midis tyre e ndajnë vetëm disa metra.

Ja se si Bashkia e Tiranës shkel ligjin me ndërtimet në hapësirat e gjelbra
Edhe pse gjelbërimi është për publikun, qytetarët e Tiranës dhe nuk sjell fitime për biznesin e ndyrë të ndërtimit dhe as për ata që janë lidhur me ata. Më pas u prishën një pjesë e madhe e kioskave. Në vitin 2005 ku mbas një të ashtuquajturi konkurs ndërkombëtar të kryetarit të bashkisë së Tiranës doli fitues studioja MVRDV një kupolë mbulonte gjithë sipërfaqen trapezodiale pa lënë vend për gjelbërim siç parashikonte plani Francez në fuqi  ndonëse në shpalljen e Bashkisë thuhet se do të ketë pemë, gjelbërim në nivelin 1. pemë në ambient të brendshëm të mbuluar??? Dokumentet e lejes së ndërtimit dhënë nga Bashkia mund të na e shpjegojnë një gjë të tillë. Në vitin 2009 KRRT e Bashkisë së Tiranës miraton rishikimin e projektit për ndërtim në zonën në fjalë dhe miraton një studim dhe leje ndërtimi plotësisht ndryshe nga studimi francez për qendër biznesi Toptani shtatë kate më të lartë se të zakonshëm dhe me oborr të brendshëm të qendrës së biznesit  aty nuk ka asnjë lloj gjelbërimi më ndërsa studimi francez e parashikon. Skandal, Korrupsion!Ky miratim leje ndërtimi është në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren e urbanistikës sepse së paku  ishin të detyruar të zbatonin formës dhe lartësinë e objekteve në studim. Mirëpo mesa duket ajo nuk sillte fitime të mëdha  dhe ndryshuan projektin dhe studimin urbanistik të miratuar në kundërshtim me ligjin pa miratuar më parë në KRRT e KRRTRSH ndryshimin e studimit. Vërtet që studioja MVRDV dhe arkitekti Ëiny MAAS janë me famë në botë dhe është nder që ne kemi një objekt të projektuar nga ata por varet se ku ja jep parcelën atyre që të proj

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›