Angel Fernandez de Soto nga Pikaso, drejt 50 milion dollarëve në ankand
Piktori i njohur botëror Pikaso mund të thyejë një rekord, pasi bëhet e ditur se gjatë muajit qershor do të shitet në një ankand në Londër piktura e tij, Angel Fernandez de Soto. Kjo pikturë daton nga viti 1903 dhe i përket periudhës blu të artistit spanjoll.
Vlera e saj lëviz nga 30 deri ne 50 milionë euro, por nuk përjashtohen befasitë që mund të shkojë dhe më shumë në këtë ankand pikturash. Kjo është njëra nga pikturat më të famshme që del në ankand gjatë viteve të fundit. Pronësinë aktuale e ka fondacioni Andrew Lloyd Qebber. Pikaso më i famshëm se çdo artist tjetër i të gjitha kohërave, ai ka qenë një pionier, një mjeshtër dhe gjithashtu, një njeri i paqëndrueshëm. Dora e tij ka shkundur lëvizjen botërore të artit të shek. XX