E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, sherr në autobuz, vritet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme pasi është qëlluar me biçak në fyt.
Ngjarja ka ndodhur pranë "21 dhjetorit" në Tiranë në linjën e autobuzit Ndroq-Tiranë ku 37-vjeçari Banush Goga është qëlluar me biçak në fyt nga një person.
Mësohet se policia ka bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit të vrasjes i cili është 42-vjeçari Nezir Maliku.
Menjëherë 37-vjeçari është dërguar në spital po fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë pasi kishte marrë plagë të rënda.
Policia e cila ndodhet në vendngjarje thekson se vrasja ka ndodhur si pasojë e një zënke në autobuz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›