E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha, fajtor për përmbytjet

Kryesocialisti Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Berisha në Shkodër, duke e akuzuar atë si përgjegjësin kryesor të situatës së rëndë që po përjetojnë mijëra banorë të zonës së Shkodrës. Duke përsëritur se përmbytja në zonën e Shkodrës erdhi jo si fatkeqësi natyrore por si pasojë e keqqeverisjes, Edi Rama ka kërkuar që familjet e përmbytura të kompesohen me lekë në dorë.
Sipas kryesocialistit Rama, Sali Berisha ka fshehur prej një viti gropën përditë e më të thellë të krizës ekonomike dhe për t'a mbushur sadopak atë gropë pushteti i tij hapi një gropë të madhe në jetën e mijëra familjeve blegtore të veriut duke i përmbytur ata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›