RamaDje u be bllokimi kriminal i Tiranes

Kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama duke e bere fajtore qeverine per kaosin e trafikut qe perjetoi pasditen e djeshme kryeqyteti theksoi se dje u be bllokimi kriminal i kryeqytetit.
Tiranen e bllokoi dje Saliu sic ka bllokuar edhe investimet e bashkise dhe te bashkive te tjera ne vend qe qeverisen nga socialistet theksoi Rama.
Gjithashtu kreu i Bashkise se Tiranes akuzoi qeverine se po pengon ndertimin e unazes se madhe te kryeqytetit duke mos i hapur rruge marrjes se kredise dhe per pasoje edhe zgjidhjes se trafikut ne kryeqytet.
Qeveria po pengon me qellim djallezor punen e bashkise dhe ndertimin e unazes e madhe te Tiranes duke mos i hapur rruge marrjes se kredise theksoi Rama.
Gjithashtu Kryetari i PS Rama ka akuzuar qeverine Berisha se po perpiqet te tjetersoje shtetin shqiptar permes grabitjes se votave.
Berisha qendron me vetedijen se do tia marre voten popullit edhe kur ai nuk ja jep. Nuk varet qeveria nga populli por varet populli nga qeveria ne cdo regjim jodemokratik dhe te korruptuar qe synon te instalohet per kushedi sesa vite me radhe duke u hequr qytetareve te drejten per te qeverisur me vote theksoi Rama.