Berisha Presim propozime konkrete nga opozita
Mazhoranca eshte ne pritje te propozimeve konkrete ne rruge institucionale ne lidhje me ceshtjet e ngritura nga opozita.
Keshtu eshte shprehur kryeministri Berisha gjate takimit me Zevendessekretaren e Pergjithshme te Keshillit te Europes Maud de Boer Buquichio duke iu referuar ofertes me te re te opozites per hetimin e materialeve zgjedhore.
Sipas kryeministrit mazhoranca mbetet e hapur dhe e perkushtuar per te trajtuar cdo propozim te opozites me seriozitet dhe ne perputhje te plote me Kushtetuten dhe legjislacionin ne fuqi.
Kryeministri gjithashtu vuri ne dukje oferten e mazhorances qe opozita te kete te drejten e hartimit te amendamenteve te Kodit Zgjedhor ne perputhje me rekomandimet nderkombetare me kushtin e vetem qe ato te jene te certifikuara nga Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR.
Ai e njohu zonjen Buquichio me oferten e fundit bere opozites ne lidhje me te drejten e kesaj te fundit per te propozuar kandidate per Avokatin e Popullit.