E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Berisha po shkel lirine e votes

Kryetari i PS Edi Rama ka akuzuar qeverine Berisha se po perpiqet te tjetersoje shtetin shqiptar permes grabitjes se votave.

Ne nje deklarate per mediat Rama eshte shprehur se Berisha ka ne plan te manipuloje voten e qytetareve ne proceset e ardhshme zgjedhore.

Berisha qendron me vetedijen se do tia marre voten popullit edhe kur ai nuk ja jep. Nuk varet qeveria nga populli por varet populli nga qeveria ne cdo regjim jodemokratik dhe te korruptuar qe synon te instalohet per kushedi sesa vite me radhe duke u hequr qytetareve te drejten per te qeverisur me vote ka deklaruar Rama.

Sipas tij institucionet dhe ligjet e vendit po i nenshtrohen cdo dite nje procesi dhunimi qe duhet te ndalet me cdo cmim.

Dhunimi i perditshem i Kushtetutes dhe ligjeve po shoqerohet nga shkelja e lirise se votes. Pasojat e ketij procesi te pushtimit te shtetit permes vjedhjes se votes dhe transformimit te institucioneve ne makineri qe riciklon pushtetin permes parase duhen ndalur me cdo kusht me cdo cmim dhe me cdo forme ka pohuar Rama.

Sepse nderkohe po degradon gjithcka. Po degradon marredhenia e shqiptareve me vendin e tyre. Ky eshte nje rast edhe per te pyetur si ka mundesi qe e njejta force me te njejtin vizion te mbrapshte me te njejtat menyra vandale me te njejten forme dhe ndaj se njejtes pale qe eshte opozita perserit vetveten si ne Zogun e Zi si ne trafikun e Tiranes si ne qendren e Korces Durresit e Vlores ka theksuar ai.

Duke shprehur bindjen e tij se shqiptaret nuk e aprovojne politiken anti-evropiane te qeverise lideri i opozites ka deklaruar se ekzekutivi po pengon cdo dite projektet e bashkise se Tiranes per interesat e tij.

Eumlshte shkelur nje marreveshje miliona euro me BERZG per te mos lejuar zhvillimin e Tiranes dhe qe me taksat e qytetareve te realizohet permes nje kredie nje veper qe mban vulen e bashkise se qytetit ka nenvizuar Rama.

Me tej Rama i ka bere referim kritikave qe sipas tij thuheshin ne raportin e KE qe nuk dha statusin e kandidatit duke e vene theksin ne vecanti tek decentralizimi.

Ai ka shtuar se opozita do te luftoje deri ne fund per te rrezuar kete qeveri qe po e con vendin drejt degradimit.

Ne raportin e KE qe refuzoi dhenien e statusit te kandidatit thuhet se nga viti 2007 deri ne 2010 nuk ka pasur asnje progres ne procesin e decentralizimit. Nuk eshte bere asgje shkruhet aty. Berisha mund ta degradoje vendin ne gjendjen me te ulet nese ne nuk rezistojme per te bere transparencen dhe vetem pasi te hapet hetimi per ate qe ka ndodhur mund te behet kuadri qe zgjedhjet e ardhshme te jene te ndershme ka shtuar Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›