Statusi kandidat akuza Bregu-Balla
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu shkembeu dje replika me deputetin e PS-se Taulant Balla ne Komisionin e Integrimit. Bregu raportoi ne lidhje me raportin e KE-se per statusin kandidat por deputeti Balla e akuzoi ate se ka perdorur pushtetin politik si mbulim per familjaret e saj te akuzuar per lidhje me mafien. Zonje ke bere nje gabim shume te madh ke perdorur posturen e ministres se Integrimit per te krijuar imunitet politik perkundrejt njerezve familjare te lidhur me krimin e organizuar dhe ky eshte nje shqetesim i madh. Prandaj une po ta them sot se zonja ministre e Integrimit ne zyrtarisht kemi kerkuar doreheqjen dhe ben mire te shikosh pozicionin tend tha deputeti Balla. Nga ana e saj ministrja iu drejtua duke i thene se e ka derguar Ballen ne Prokurori dhe pret pergjigje nga organet e drejtesise. Taulant nuk po te drejtohem as zoti Balla sepse ti nuk e meriton se nuk je zoteri te sugjeroj vetem dicka mundohu te respektosh ti institucionet e ketij vendi. Taulant Balla ti nuk je as prokuror as gjykates po nese ti do te behesh pjese e toges se pushkatimit politik ky do te jete mekati yt i pandare ne politike u pergjigj Bregu. Lidhur me pyetjen per hedhjen poshte te dekreteve te Presidentit per anetaret e Gjykates Kushtetuese ceshtje kjo e shtruar edhe ne progresraport ministrja tha se ka nje iniciative per nje interpretim te mandatit te tyre. E kam thene dhe here tjeter qe do te kishte qene nje qershi mbi torte te kishim vazhduar ne ecurine te cilen kushtetuta na lejonte dhe ligji parashikonte. Do te kishim pas tre vjetesh me shume se gjysmen e anetareve te Gjykates Kushtetuese te zgjedhur nga kjo force politike. Per ti lene mundesi te gjitheve dhe per ti bere nje interpretim te sakte te Kushtetutes ne 3-vjecarin e kufizimit sic thote Kushtetuta me te drejte rinovimi nje here ne tre vjet i kemi kerkuar nje interpretim per anetaret e Gjykates Kushtetuese tha Bregu.