E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama:Kriza më e thellë se dje,valë protestash


Një ditë pasi paramenti miratoi ligjin për hetimin e nga komisonit parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit, por pa opsionin e hapjes së kutive të votimit, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka deklaruar se kriza politike është më e rëndë dhe PS do i rikthehet protestave për largimin e qeverisë. Ndërkaq ai theksoi se lidhur me bojkotin do vendoset më vonë. "Mbrëmë Kuvendi u bë Kuvendi i Ruzhdies. Sot kriza është më e thellë se ishte dje. Kërkesës së PS-së për zgjidhje kushtetuese me mjete parlamentare në funksion të transparencës së zgjedhjeve dhe apelit të ndërkombëtarëve qeveria e Ruzhdies iu përgjigj duke vënë përballë aryes - diktatin dhe përballë transparencës murin që nuk lejon hapjen e kutive", tha Rama.
Sipas kreut të PS-së, Rama dje në Kuvend u ngrit një komision hetimor i pakërkuar, duke u refuzuar procedurat e vendosura nga vetë parlamenti.
"Mbrëmë u ngrit një komision hetimor i pakërkuar. Ata thonë se do venë në jetë komisionin pavarësisht nga opozita", theksoi ai.
Edi Rama theksoi se votimi për ngritjen e komisonit hetimor parlamentar dje në Kuvend, pa hapur kutitë, ishte një ngjarje e rëndë që nuk mund të heshtet." Dje u vendos jo vullneti i shumicës, por diktati i pakicës që u bë shumicë nga votat e vjedhura në 28 qershor. Një shumicë nga votat e vjedhura në 28 qershor", tha ai.
Rama deklaroi se opozita do i rikthehet protestave të vendosur një të drejtë që është marrë peng, deri në rrëzimin e qeverisë, duke shtuar se protesta do të ndalen vetëm në rastin kur lejohet hapja e kutive. "Ne do kërkojmë largimin e qeverisë me protesta. Do kërkojmë transparencën si themel i së nesërmes. Protestat ndalen vetëm nëse hapen kutitë", nënvizoi ai.
Lideri i opozitës tha se pa hapje të kutive të votimit nuk mund të ketë transparencë të zgjedhjeve ndaj socialistët do i shkojnë deri në fund betejës për të europianizuar zgjedhjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›