E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, gjenden të asfiksuara nënë e bijë



Dy gra në moshë janë gjetur të vdekura sot në dhomën e tyre të gjumit. Ato janë nënë e bijë, Sabrie dhe Zenepe Kabashi, përkatësisht 84 dhe 67 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ndodhur aksidentalisht si pasojë e rrjedhjes së gazit, por policia po heton për të nxjerrë shkaqet e sakta.

Dy gratë e moshuara u gjetën në shtrat, të pajeta nga djali i njërës prej tyre. Ato banonin në fshatin Rrashbull të Durrësit.

Sipas dëshmive të para thuhet se ato kishin harruar hapur bombolën e gazit dhe kjo është brë shkak për asfiksimin gjatë natës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›