E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dhe ambasadoret Zgjedhjet me rendesi jetike per Shqiperine

TIRANE- Presidenti i Republikes Bamir Topi gjate nje takimi me ambasadorin e SHBA-se Aleksander Arvizu me kreun e Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Tirane Etore Sekui si dhe me kreun e Prezences se OSBE-se ne Shqiperi Eugen Volfart shprehi qendrimin e tij te palekundur per mbajtjen e zgjedhjeve te ardhshme vendore ne daten e dekretuar sipas afateve kushtetuesete me 8 maj 2011. Presidenti dhe Ambasadoret ndane gjithashtu mendimin se keto zgjedhje kane rendesi te madhe jo vetem per te percaktuar perfaqesuesit e rinj te organeve drejtuese te pushtetit vendor por dhe per te treguar aftesine dhe maturine e partive politike.

Ambasadoret theksuan se respekti per institucionet e shtetit shprehja e maturise dhe e ekuilibrit eshte e nje rendesie jetike per te sotmen dhe te ardhmen euro-atlantike te Shqiperise

Kreu i shtetit bashke me ambasadoret nenvizuan domosdoshmerine qe faktoret politike shqiptare te pergatisin se bashku e te realizojne me sukses zgjedhjet vendore ne menyre qe qytetaret shqiptare te gezojne frytet e zgjedhjeve te lira te drejta e demokratike.

Presidenti Topi i falenderoi ambasadoret per angazhmin ne mbarevajtjen e procesit pergatitor te zgjedhjeve vendore te 8 majit dhe per te gjitha proceset e tjera ne ndihme te Shqiperise.

Gjate dites ambasadori Amerikan Aleksander Arvizu ka vizituar qytetin e Lushnjes per te pare se si po zhvillohen pregatitjet per zgjedhjet vendore te 8 Majit.


Gjate takimit me kryebashkiakun e Lushnjes Albert Sanxhakun ai ka cilesuar zgjedhjet lokale shume te rendesishme. Ambasadori amerikan eshte njeohur gjithashu me nga afer me me punen qe eshte bere ne Lushnje ne lidhje me listat zgjedhore. Ai eshte shprehur se koha tashme nuk eshte e mjaftueshme per te bere ndryshime ne KZAZ.


Arvizu ka nenvizuar se do te jete i pranishem ne zgjedhjet lokale dhe nuk do ti ndjeke ato nga ekranet televizive.Kryebashkiaku I lushnjes ka ngritur si problem gjithashtu edhe emigrantet ku lushnja ka nje numer te madh njerzish te cilet nuk ndodhen ne shqiperi por ata jane neper listat e votuesve.


Albert Sanxhakun dha nje shpjegim per te gjitha ata emigrant se ne cdo qender votimi do te kete informacion per ta.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›