RamaStatusi pas zgjedhjeve te lira e te ndershme

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi në një konferencë të
përbashkët për shtyp me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,
Ramush Haradinaj, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë, se Shqipëria
do ta marrë statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian pas
zgjedhjeve të ardhshme, pasi PS nuk do ta lerë vendin në rrugën e
rrënimit të mëtejshëm.
"Nuk është një lajm i mirë që Shqipëria nuk do ta marrë statusin. Shqipëria mund ta marrë statusin, kur të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vetëm pak ditë më parë pamë se Shqipëria, në raportin e 'Transparency International', ra në nivelin e Etiopisë dhe Nigerisë për sa i takon korrupsionit", u shpreh Rama.
Kreu i PS-së, ndërkohë deklaroi se kishte biseduar me Haradinajn për atë që i pret në të ardhmen, kurse shprehu kënaqësinë edhe njëherë të vendimit të Hagës për ish-komandantin e UCK-së.
Nga ana e tij Haradinaj theksoi se në bisedë ishte diskutuar për shumë tema të rëndësishme për shqiptarët, si edhe për zhvillimet e fundit në të dyja vendet.
"Folëm edhe për përmirësimin e jetesës së qytetarëve në Kosovë dhe në Shqipëri", tha Haradinaj.