E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shkruani vetë këngët ose lëreni muzikën”

Ylli i zhanrit, “R&B”, këngëtari, Ne-Yo ka kritikuar gjithë artistët në botën e muzikës të cilët nuk i shkruajnë vetë tekstet për këngët e tyre duke u sugjeruar këtyre të fundit që të merren me diçka tjetër e jo me muzikë.

“Nëse ju jeni një artist i cili nuk i shkruan vetë këngët ejuaja, ju do të përfundoni si një artist i/e bukur, e që do të mund të fitojw kontratë me ndonjë kompani bukurie por jo të merreni me muzikë”, ka thënë Ne-Yo për numrin e ri të revistës, “Esquiere”.

Ne-Yo, përveq këngëtarë, ai është gjithashtu producent, aktor e tekstshkrues i cili, ka krijuar hite për Rihanna, Beyoncé Knowles, Leona Lewis, Whitney Houston, Céline Dion, Enrique Iglesias,Carrie Underëood e shumë artistë të tjerë.

Ndonëse këngët dhe albumet e tija kanë arritur të shiten në miliona kopje, ai thotë se çelsi i suksesit të tij është të shkruarit e teksteve.

“Për mua, paratë vinë kryesisht nga muzika që unë krijojë” ka përfunduar këngëtari./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›