Rita argëton 16.000 vetë

Rita Ora debutoi sonte (9 dhjetor) në "Jingle Bell Ball", ku performoi disa nga hitet e saj më të mëdha para publikut prej 16,000 vetësh, që ishin mbledhur brenda Arenës O2 në Londër.
Ajo u shfaq në skenë e veshur me një kombinim me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, me pantallona të gjëra. Rita u ngrit nga dyshemeja dhe dhuroi një hapje të veçantë të performancës së saj me hitin "RIP", para se të ulëriste "Londër, a je gati? ". Ora pastaj shtoi ritmin në skenë me një grup valltarësh, duke falur shumë energji me hitet e saj "Shine Ya Light", "Hot Right Now" dhe "How We Do (Party & BS)'. Në "Jingle Bell Ball" 2012", mes të ftuarve të sontëm ishin edhe Calvin Harris, Conor Maynard, Example, Girls Aloud, Pink dhe The Wanted. /Indeksonline/