E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama:Valë protestash për largimin e qeverisë

Protestat e opozitës tashmë nuk do të kërkojnë hapjen e kutive, por zgjedhje të parakohshme. Një ditë pas votimit të Komisionit Hetimor, lideri i opozitës, Edi Rama ka shpallur nisjen e prostestave në të gjithë vendin për rrëzimin e qeverisë dhe shpërndarjen e parlamentit të Ruzhdies siç e cilësoi ai. Për edi Ramën kriza politike është më e thellë seç ishte një ditë më parë dhe tashmë protestat e opozitës do të zhvillohen edhe për problemet sociale dhe ekonomike të vendit. Mbrëmë Kuvendi u bë Kuvendi i Ruzhdies. Sot kriza është më e thellë se ishte dje. Kërkesës së PS-së për zgjidhje kushtetuese me mjete parlamentare në funksion të transparencës së zgjedhjeve dhe apelit të ndërkombëtarëve qeveria e Ruzhdies iu përgjigj duke vënë përballë arsyes - diktatin dhe përballë transparencës murin që nuk lejon hapjen e kutive", tha Rama.
Ndërkaq marrëdheniet me parlamentin të 64 deputetëve socialistë do të përcaktohen nga forumet, por sipas kryesocialistit Edi Rama ato nuk mund të jenë normale.
Pas rreth 3 muajsh opozita iu rikthehet kështu protestave duke këmbëngulur sërish për hapjen e kutive të votimit përballë një maxhorance e cila mesa duket është e vendosur të mos e plotësojë këtë kërkesë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›