Berisha, myslimanëve: Xhamia e re nis së shpejti
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka garantuar besimtaret myslimane se shumë shpejt së bashku me kryetarin e Bashkisë do te inaugurojnë fillimin e punes per xhamine e re. Deklarata eshte bere sot gjate programit festiv Profeti Muhamed a.s. Krenaria e Njerëzimit, organizuar nën kujdesin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dedikuar festës së lindjes së Profetit Muhamed.
“Kurrë ndonjëherë besimet fetare nuk kanë qenë më të forta dhe më të sigurta se sot, në 100 vjetorin e Shqipërisë së pavarur. Më lejoni të shpreh nderimin tim më të madh për burrin që nuk e kemi sot këtu, por që dha aq shumë në mbrojtje të besimit, të vlerave të ndërtimit të infrastrukturës shpirtërore myslimanë të Shqipëri, Haxhi Hafiz Sabri Koci. Të shpreh nderimin tim të thellë për ju zoti Kryetar që me përkushtimin , virtytet, tolerancën, durimin , por edhe persistimin ia keni dalë sot të ngrini në mënyrë përfundimtare një infrastrukturë të shkëlqyer të institucioneve të besimit në këtë vend”- tha Berisha gjate fjales se tij.
Sipas tij, sot Shqipëria numëron një numër shkollash ndër më seriozet, Medresenë, Universitetin Hëna e Plotë BEDER, i cili do të bëjë që islami të flasë shqip në mbarë botën.
Kryeministri tha se kjo është një festë e madhe për të gjithë ata që duan të ndërtojnë të ardhmen bazuar në dijen dhe në respektin e madh ndaj Zotit. Kryeministri vlerësoi figurën e profetit Muhamed, si burri që ndriçoi mendjen e njeriut dhe të njerëzimit dhe shenjtëroi dijen dhe mësimin për mbarë njerëzimin.
Pas përshëndetjes së mbajtur, një artiste turke i dhuroi kryeministrit Berisha një punim në pikturë të flamurit shqiptar, dhuruar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Duke falënderuar artisten, Kryeministri Berisha u shpreh: Zonja më dhuroi flamurin , kombit mik turk i kemi dhuruar himnin
Në këtë event merrnin pjesë, Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli, kryetari i Bashkisë së Tiranës, zoti Lulzim Basha, Kryetari Komunitet Mysliman të Shqipërisë Haxhi