Rama firmos me PDS, PAD e Aleancën Popullore: Me PD mbeturinat politike
TIRANE- Partia Socialiste po vijon negociatat e fundit, për përmbylljen e marrëveshjeve me partitë e vogla që do të futen në zgjedhjet e 23 qershorit si pjesë e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”. Në limitet e afatit të fundit për regjistrimin e koalicioneve, kryetari i opozitës Edi Rama po diskuton pikat e fundit të paktit me aleatët që do të renditen përkrah PS-së në zgjedhjet e përgjithshme.
Sot kreu i PS, Rama firmosi marrëveshje parazgjedhore me Partinë Demokracia Sociale të Paskal Milos, me Partinë Aleanca Demokristiane të Zef Bushatit si edhe me Aleancën Popullore, ndërkohë që në selinë e PS pritet të firmosë marrëveshjen edhe Skënder Gjinushi i PSD.
PDS FIRMOS MARREVESHJEN ME PS
Ora 11:00 - Partia Demokracia Sociale firmosi në mbrëmje marrëveshjen me Partinë Socialiste, për të hyrë në zgjedhje si pjesë e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”. Në një dalje për mediat, kryetari i PS-së Edi Rama vlerësoi bashkëpunimin me PDS-në, duke nënvizuar lehtësinë e arritjes së kësaj marrëveshjeje.
“Duke përfituar nga rasti unë dëshiroj të shpreh konsideratën tonë më të lartë për Partinë Demokracia Sociale dhe sigurisht për anëtarët e kryetarin e partisë Paskal Milon. Një mik, një koleg një bashkëpunëtor i orëve të vështira me të cilin jemi të vendosur për të çuar përpara përpjekjen për zgjedhje të lira e të ndershme. Doja të vë theksin tek lehtësia me të cilën jemi marrë vesh. Të shfrytëzojmë këto 60 dite të mbetura për të materializuar fitoren e madhe.”- deklaroi Rama.
Rama firmos me PAD: Berisha rol komunisti, solli PAD tek ne
Ora 21:48- Menjëherë pas firmosje së koalicionit me Partinë Aleanca Demokristiane, kryesocialisti Rama me kreun e PAD, Zef Bushati kanë dalë në një konferencë të përbashkët. Kreu i PS Rama nuk nguroi të ironizojë kryeministrin Berisha.
“Pas 23 vjetësh që jemi miq, por kundërshtarë në dy kampe të ndryshme dhe pas një militance stoike në kampin tanimë të shpërbërë të të djathtës Zef Bushati si kryetar i demokristianëve të një lloji të veçantë, të atij lloji që asnjëherë nuk është përzier në zullumin e pushteti erdhi dhe u dakordësuam që të merremi vesh për të qenë së bashku në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
"Ardhja e Aleancës Demokristiane i jep një profil ende më të plotë të një fronti të përbashkët që shtrihet e përsëris nga e djathta ku tanimë shtohet edhe një forcë me integritet, në qendër ku kemi partinë Bashkimin për të Drejtat e Njeriut, po ku kemi edhe Partinë Socialiste si qendër e majtë. Ku kemi edhe boshtin strategjik me LSI-në, dhe sigurisht edhe majtas me aleatët tanë tradicionalë, ndërkohë që përballë e përsëris kemi atë që kemi dhe duke e parë mikun tim aktor i njohur dhe protagonist në një film të njohur m’u kujtuan tespihet e plakut Mere që në 23 qershor do të shpërbëhen në duart e kryeministrit, që faktikisht, ia thashë Zefit pati rolin që e solli Zefin dhe Aleancën Demokristiane këtu në këtë seli si një komunist që i solli demokristianët tek socialistët”, komentoi Rama.
Bushati: Me PS për interesa të mëdha
Në fjalën e tij, Bushati u shpreh se është Bashkuar me PS-në për një kauzë të madhe, sic është ajo e ‘Rilindjes’.
“Pas 23 viteve hera e parë që shkel në PS, jo se kjo është seli tek e cila ne pjesa e qendrës së djathtë nuk mund të hymë, por vetë politika ka qënë e ndarë, na krijonte një lloj ndjesie për të mos e parë veten në këtë kamp, por kohët kanë ndryshuar. Nuk më bën ta ndjej veten socialist, i takoj bindjeve të mia demokristiane, nuk shkëputem nga ai pozicion pa dhimbje, por kam parë interesa më të mëdha. Kam parë interesa për një zhvillim tjetër. Edhe ne kemi punuar për një rilindje, këtu është më e gjerë se e një subjekti”, tha Bushati.
Sipas tij, PD nuk është treguar korrekte me këtë forcë politike.
“Aleatët tanë në PD u treguan jo korrekt për sa i përket listave, nuk na u duk e moralshme. Nuk donim të ishim në lista, nuk vijmë këtu që Rama të na hapë listat. Ne e kemi konsideruar këtë një garë, ka një start në garë dhe të gjithë e nisin nga pika zero. Këto lista prishin harmoninë mes palëve e aleatëve. Ne garojmë nën siglën tonë edhe në këtë koalicion me PS. Shpresojmë të arrijmë më të mirën e mundshme”, tha ai.
Rama firmos marrëveshjen me Aleancën Popullore: Koalicioni i PD, qendër grumbullimi mbeturinash politike
Ora 21:30 - Partia Socialiste firmosi sot në mbrëmje marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me Partinë Aleanca Popullore.
Kryetar i Partisë Aleanca Popullore, Artur Dojaka dhe ai PS-së, Edi Rama, firmosën hyrjen në zgjedhjet e 23 qershorit në një koalicion të quajtur "Aleanca për Shqipërinë Europiane". Aleanca Popullore është një parti e re politike që në thelbin e vet ka mbrojtjen dhe promovimin e “Çështjes Kombëtare” dhe në veçanti çështjen çame.
Gjatë një konference për mediat, Rama i uroi mirëseardhjen Partisë Aleanca Popullore, duke u shprehur se programi i PS për Rilindjen Shqiptare përfshin edhe zgjidhjen e çështjes çame. Rama tha gjithashtu se koalicioni "Aleanca për Shqipërinë Europiane" do të vazhdojë të zgjerohet.
Kryetari i Partisë Socialiste e cilësoi një qendër grumbullimi mbeturinash politike koalicionin e zyrtarizuar sot nga Partia Demokratike, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim.
“Ka mbledhur mbeturina gjithfarë. O zot, si mund të mungonte kazani simbol, Lufteri i përjetshëm, që këtë herë ka përpirë edhe Hamzain tonë Kastriot” – tha Rama.
Në qendër kemi mbeturinat e lartpërmendura, vijoi më tej Rama, në mes kemi një PD pa Saliun, që e quajnë FRD, dhe përballë tyre kemi Aleancën për Shqipërinë Evropiane, në të cilën janë përfshirë shumë parti, dhe të tjera priten të na bashkohen.
(er.nu/ma.ar/BalkanWeb)