Blendi Fevziu: Pas librit “Enver Hoxha”, edhe nje dokumentar
Dy jave pas botimit te librit te Blendi Fevziut, “Enver Hoxha”, vete autori tregon menyren si erdhi ne treg dhe se si do te kete nje ribotim per te sjelle fakte te reja dhe se si eshte konsultuar me historianet dhe gazetaret me te njohur . Gazetari dhe drejtuesi i "Opinion", Blendi Fevziu ka hedhur drite, me ane te nje libri biografik mbi jeten dhe vdekjen e diktatorit Enver Hoxha. Libri "Enver Hoxha" eshte e para biografi e bazuar ne dokumente te arkivit personal dhe ne rrefimet e atyre qe e njohen. "Enver Hoxha" libri biografik qe gazetari Fevziu e sjell per lexuesin si nje botim i "UET Press", nen redaktimin e Aurel Plasarit, vazhdon te publikoje per lexuesit, intervista, rrefime dhe materiale arkivore mbi jeten e diktatorit Enver Hoxha. Biografia e publikuar nga Blendi Fevizu rrok 76 vitet e jetes se diktatorit. Ai nis me dimrin e jetes se tij, me ditet e fundit, kur komunikimi me boten perreth ishte bere fare i zbehte. Fevziu e ndjek jeten e diktatorit hap pas hapi, duke iu referuar gjithe materialit dhe deshmive te mundshme
Cfare ka mbetur ende pa u thene pervec asaj qe gjendet ne brendesi te librit?
Kane mbetur kryesisht detaje jo thelbi, por ndoshta edhe dokumente per te shpjeguar protagonistin Enver Hoxha, kane mbetur shume kujtime, te cilat une nuk i futa ne liber per arsye se nuk isha i sigurt per saktesine apo vertetesine e tyre, madje detaje shume interesante per njerezit qe kane njohur, bashkekohesve shokeve te femijerise. Por, duke i pare, ato nuk vlenin shume per nje liber, pasi shpesh here ishin intriguese, interesante dhe provokative. Ne kete liber kam tentuar te mbeshtetem pikerisht mbi dokumentet dhe rrefimet e personave me nje lloj autoriteti ne historine e Shqiperise.
Do te kete nje ribotim?
Do te kete nje ribotim, por nuk besoj se keto do te perfshihen ne ribotim ne qofte se une nuk bindem njeqind per qind qe jane te verteta, ashtu sic e kam shpjeguar nje leter te Nene Terezes, te cilen e kisha gjetur ne internet dhe s’e kisha si dokument. Padyshim qe do te kete detaje te tjera, po nuk do te ndryshoje thelbin e librit, ne kuptimin qe veshtire qe mund te gjendet nje dokument qe te nderroj krejt kahjen e librit. Pa a shume, libri eshte ky, mund te kete detaje me interesante, mund te kete kolorit me shume, por nuk do te preket thelbi i librit.
Megjithate eshte nje biografi e munguar, edhe vete ju e keni perseritur ne intervistat tuaja. Por, ne fakt duke pare kendveshtrimin e botimeve shqiptare ne teresi, cfare sjell ne vecanti?
Eshte nje biografi e munguar e 20 vjeteve te fundit, per jeten dhe karrieren e diktatorit, por eshte nje biografi e munguar edhe ne vete vitet e regjimit komunist. Ndryshe nga te gjitha vendet e Evropes lindore, ndryshe nga te gjithe vendet e globit ku diktatoret dominojne, kane nje biografi zyrtare te shkruar nga nje biograf si ai i Stalinit apo Titos. Ndersa ne Shqiperi nuk ka pasur nje biografi zyrtare te Enver Hoxhes, ai ka lene vete korpusin e tij prej trembedhjete librash me kujtime qe i ka konsideruar si trashegimia me e mire, e cila pershkon kohen qe nga femijeria e tij e deri ne vitet e fundit. Ai eshte personazh kryesor i kesaj kolane dhe ne shumicen e rasteve, ai rrefen ne veten e pare dhe rrefen kendveshtrimin e te gjitha ngjarjeve. Per punimin e kesaj kolane ai ka punuar kryesisht gjate 10 vjeteve te fundit te jetes se tij. Eshte i vetmi diktator i globit qe eshte shqetesuar me shume per vitet pas vdekjes se ato pese-gjashte vite te kundert te jetes se tij.
Si keni arritur te bini ne kontakt me te gjitha keto detaje?
I kujdesshem shume pasi ka tentuar qe gjithckaje ti japi shpjegimin e tij, edhe atyre ku ka pasur dokumente te publikuara ne Perendim, sic jane dokumentet qe ka publikuar Vladimir Didieri ne vitet ’49-n te cilat jane letra autentike ku diktatori Hoxha i eshte pergjigjur shume letrave. Por, kolona e veprave tij perbehet rreth 7000 mije faqe dhe i drejtohet lexuesit shqiptar ne Shqiperi, ku gjithsecilit nuk i lejohet as ta vinte ne dyshim te verteten e Enver Hoxhes, ishte nje e vertete e patjetersueshme. Ai nuk ka pasur largpamesin, ndoshta ai nuk e mendonte se regjimi komunist do te binte ne dite, nuk ka pasur largpamesine qe te ndertonte nje korpus me kujtime qe t’i rezistonte kohes. Pra, edhe ne nje sistem tjeter apo, edhe ne Perendim. te mund t’i mbijetonte. Eshte kujdesur me shume per te ardhur brenda idese se tij dhe jo per te dhene vertetesine e ngjarjeve.
A besoni se regjimi qe ai krijoi ishte pikerisht ai regjim qe donte te krijonte apo u krijua ne varesi te rrethanave qe ai kishte?
Eshte e veshtire ta thuash kete. Mendoj se Enver Hoxha nuk ishte nje militant komunist, nuk ishte nje njeri i brumosur nga ideologjia komuniste. Ideologjia per te ishte nje risi per te. Ai shfrytezoi burimet gjeopolitike boterore, padyshim qe afrimitetin ai e kishte me te majten dhe komunizmin dhe ishte i vetmi sistem dhe e vetmja ideologji qe ai perqafoi, qe i garantonte atij jo zgjedhje te lira, por dominimin e pushtetit gjate gjithe jetes se tij.
E pranoni faktin se kjo biografi e juaja mund te jete nje pikenisje per shume studiues per te levruar tezen dhe per te hedhur fakte te reja mbi jeten e diktatorit?
Une mendoj se kjo biografi eshte me e vlefshme per ta lexuar cdonjeri qe e kane jetuar kohen e Enver Hoxhes dhe ata qe nuk e kane jetuar ate. Une e kam shkruar me idene e nje lexuesi te huaj qe nuk di asgje per Shqiperine duke sqaruar me detaje kush jane personazhet, ngjarjet si kane ardhur, cili ka qene fati i tyre, prejardhja dhe ajo qe ata kane pesuar me pas. Besoj se kjo vlen me shume per nje lexues te gjere per tu njohur. Padyshim qe Enver Hoxha duhet te kete jo nje biografi, po shume libra per te mbi raportet e tij me vendet e tjera.
A ishte Enver Hoxha nje komunist?
Nuk besoj se ishte nje militant i thekur komunist, te cilen ai e thote dhe vete ne autokritiken ne Plenumin e Beratit qe nuk ka qene nje komunist i flaket. Kristi Frasheri po ashtu referon ne librin e tij per levizjen majtiste ne Shqiperi. Por, Enver Hoxha kishte lidhje me te majten, ai gjendej prane grupit dhe me militante te thekur ne ne Korce. Gjithe goditja e Enver Hoxhen niset nga fakti nese ka qene ai apo jo komunist? Qe erdhi i pari apo i dyti, qe u shfaq ne ’41-n kur te tjeret ishin qe ne vitet ’30, ka pak rendesi kjo. Enver Hoxha hyri ne momentin e duhur dhe me deciziv per levizjen Komuniste. Dinte te dominonte shoket e tij, diti te tregonte se ishte me i pergatitur dhe nje pjese te mire i ktheu ne servile te tij, nje pjese i nenshtroi dhe nje pjese i dominoi. Ai ishte me i zoti i klases komuniste qe dominoi Shqiperine.
Mendoni ju se kete liber do ta lexojne vetem shqiptaret, pasi ka nje interes te madh dhe per te huajt?
Libri do te botohet ne France dhe kemi tentativa per ta botuar ne Britanine e Madhe dhe ne Itali, pavaresisht se kjo do te kerkoje pak kohe sepse Shqiperia tashme vuan nje izolim te dyte ate te gjuhes, qe do te thote nuk kemi perkthyes te mire nga shqipja ne anglisht, ne frengjisht po perkthehet nga Prof. Tupja, ne Itali jemi ne tentativa me disa botues. Shtepite botuese qe kemi kontaktuar kane shprehur gatishmerine, por kemi problemin me perkthimin.
Si keni rene ne kontakt me gjithe kete dokumentacion mbi eliminimet, i cili po ngjall shume kersheri per lexuesin?
Eliminimet e Enver Hoxhes njihen kryesisht dhe pas viti ’73. Pjesa me e madhe e shtypit, vemendjes dhe kohes, fokusohen nga ato te ushtrise e deri tek eliminimi i Mehmet Shehut ne vitin 1981. Ne fakt ne liber per here te pare, kane dale eliminimet e urdheruara ne vitin 1942-43-44. Pra, tregon qe Enver Hoxha ka pasur filozofine e tij te eliminimit.