Ramës nisin ti vijnë urimet e para nga jashtë. Demokratët italianë kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Partia Demokratike Italiane që përfaqëson të majtët e vendit fqinj kanë qenë të parët që kanë uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve. Zyra e shtypit pranë selisë rozë e ka dërguar urimin e kësaj partie në orgjinal në italisht dje në darkë fill pasi Rama shpalli fitoren në selinë rozë. Prova e fortë elektorale e Tiranës, që vetë Berisha e kishte cilësuar si test vendimtar për mundësinë e zgjedhjeve të parakoshme, ku fitoi, sic pritej nga i gjithë komuniteti socialist europian, lideri i Partisë Socialiste shqiptare, Edi Rama. Konfirmohet kështu suksesi i plotë i Partisë Socialiste shqiptare në këto zgjedhje administrative. Edit i përcjellim urimet më të sinqerta, e shpresojmë që Shqipëria të mund shikojë konfirmimin e zgjedhjeve politike të parakohshme. Kjo për ti dhënë mundësinë popullit shqiptar për të pasur një qeveri, legjitimiteti i të cilës nuk mund të vihet në diskutim nga askush, duke garantuar kështu përshpejtimin e procesit të pranimit në Bashkimin Europian.”