Ja çfarë vlerësojnë femrat tek meshkujt e tyre
Çfarë duan gratë? kjo është pyetja që i bën çdo burrë vetes së tij. Në fakt femrat nuk është se kërkojnë me ngulm meshkuj me muskuj apo nga ata që mund ti hapin shishet e birrës me dhëmbë. Femrat kërkojnë të tjera cilësi tek meshkujt e tyre dhe më poshtë ju japim klasifikimin për disa nga cilësitë më të kërkuara.
Për të joshur me të vërtetë një femër, mashkulli duhet të dijë
1. Të gatuajë si një shef i vërtetë kuzhine. Padyshim që ëndrra e çdo gruaje është që të ketë një mashkull që të dijë ta përkëdhelë duke gatuar për të, qoftë kjo edhe diçka shumë e thjeshtë.
2. Të të bëjë të qeshësh. Bukuria dhe muskujt kalojnë në plan të dytë nëse mashkulli jot ka sens humori. Të qeshurat janë edhe një mënyrë e mirë për të njohur partnerin.
3. Të mbyllë kapakun e tualetit. Çiftet shpesh zihen keq pasi mashkulli harron të shkarkojë ujin apo të ulë kapakun e tualetit. Të kujdesesh edhe për këtë pjesë e bën çdo femër të ndihet krenare për partnerin e saj.
4. Të jetë i kujdesshëm. Ajo çfarë e dallon realisht një mashkull të vërtetë nga një djalosh, sipas femrave, është se të partë mund të kujdesen për to dhe të kuptojnë se kush janë dëshirat e saj. Çdo grua e vlerëson së tepërmi kur partneri kujdeset për të.
5. Të jesh një baba i mirë. Babai duhet të jetë një shembull i mirë, duhet tiu kushtojë shumë vëmendje fëmijëve të tij, të jetë i pranishëm në momentet e tyre më të rëndësishme. Asnjë burrë nuk është një bashkëshort i mirë nëse nuk është një baba i mirë.
6. Të jesh i mirë në të punuarit me dorë. Kjo duket si diçka që i ka ikur koha, por në fakt nuk është e vërtetë. Të dish të ndërtosh një tavolinë me dru, apo të dish të rregullosh ndonjë tub apo të kuptosh se çfarë problem mund të ketë motori i makinës, është akoma një gjë që vlerësohet së tepërmi nga femrat.