E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çdo vit studentët e UT-së, tri lëndë për përmirësim

style="position:relative;z-index:2">

Studentët e Universitetit të Tiranës mund të përmirësojnë tri lëndë. Çdo vit këtyre studentëve u jepet mundësia që në të dyja sezonet të përzgjedhin lëndët për përmirësim. Kjo bazohet edhe në rregulloren e përshkruar nga Karta e Bolonjës. Kjo rregullore për herë të parë përcakton se studenti ka të drejtë të përsërisë të njëjtin provim deri në tri provime brenda një viti ose katër për studentët që janë në vit të fundit, duke u dhënë më shumë shanse studentëve, - bënë të ditur burime pranë Universitetit të Tiranës. Në këtë mënyrë, rregullorja ka përcaktuar se një student ka të drejtë të përmirësojë tri lëndë për çdo vit, nga shtatë lëndë që mesatarisht ai do të ketë në total.

Studenti

Studenti ka të drejtën e rishikimit të notës në çdo vit akademik për deri në tri lëndë nga detyrimet e atij viti. Për rishikim note studenti provohet vetëm një herë dhe vetëm në sezonin e riprovimeve, duke mbetur në fuqi nota me të cilën studenti vlerësohet në fund. Kërkesa për rishikim note i paraqitet dekanatit/drejtorisë para sezonit të riprovimeve. Studenti i vitit të fundit ka të drejtë të rishikojë deri në 4 lëndë, përfshirë këtu edhe lëndë nga vitet paraardhëse, - përcaktohet në rregulloren e re të Universitetit të Tiranës. Në këtë mënyrë, të gjithë studentët të cilët kanë marrë një notë që nuk u ka pëlqyer përgjatë studimeve të tyre, tashmë do të kenë mundësi shumë herë më të mëdha për të përmirësuar rezultatet e tyre. Ndërkaq, përveç sezonit të shkurtit, qershorit dhe shtatorit, tashmë studentët e Universitetit të Tiranës do të mund të japin provime edhe në dy sezone shtesë, që do të zhvillohen në muajin dhjetor dhe prill, veçse me pagesë, ndërkohë që për herë të parë janë përcaktuar edhe numrat maksimalë të provimeve që mund të japë një student për një cikël studimesh, duke i ulur ndjeshëm ato.

Sezonet

Ndryshimi i miratuar përcakton se në muajt dhjetor dhe prill studentët do të mund të japin provimet e pamarra më parë, me kusht që të paguajnë një tarifë të caktuar për çdo provim. Kjo tarifë do të përcaktohet çdo vit nga departamenti dhe fakulteti përkatës dhe do të duhet të paguhet sa herë që jepet një provim shtesë në këto sezone. Ky sistem aktualisht funksionon vetëm në universitetet private. Në të njëjtën kohë rregullorja ka parashikuar edhe numrin maksimal të provimeve përfundimtare, që mund të ketë një program studimor i Universitetit të Tiranës. Në këtë mënyrë, programet e studimit Bachelor do të kenë jo më shumë se 22 provime përfundimtare, të cilat mund të jenë edhe lëndë të integruara, ndërsa studimet e ciklit të dytë që japin Diplomë të Nivelit të Dytë, nuk mund të kenë më shumë se 14 provime përfundimtare. Gjithashtu, është përcaktuar se programet e integruara të nivelit të dytë, pra ato programe pesëvjeçare që në përfundim japin Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë, nuk duhet të kenë më shumë se 35 lëndë. Deri tani, kjo ka qenë e pastandardizuar në Universitetin e Tiranës, duke pasur degë që kishin deri në 40 apo më shumë lëndë për një program. Ndërkaq, reforma e re është në përputhje me modelet evropiane që kanë zbatuar Kartën e Bolonjës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›