E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramires ëndërron Chelsean

Sipas të përditshmes angleze Daily Mail, mesfushori i Benficas, Ramires është njëri prej objektivave kryesore të Barcelonës, Manchester Cityt dhe Chelseas.

Kjo e fundit është e gatshme të ofrojë 24 milionë euro për kartonin e futbollistit, i cili ndihet i entuziazmuar me këtë interesim.

“Menaxheri im më ka thënë se kanë arritur propozime të rëndësishme. Botërori ishte mundësia ideale për ta demonstruar vlerën time. Do të ishte një ëndërr të luaja në një klub si Chelsea, Real ose Barcelona”, u shpreh mesfushori brazilian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›