Ramiz Alia: Pse e mbështeta grevën e urisë së opozitës

Berisha, organizator i grushtit të shtetit”. Ky është një ndër kapitujt e librit të Alisë, një kapitull i shkurtër andej nga fundi. Kështu, në librin me kujtime “Jeta ime”, ku Alia flet për 7 dekadat e jetës së tij, ndalet edhe në ngjarjet e pas viteve 1990. Sa i takon këtyre, ai ndalet në vitin 1998, e sa iu takon trazirave në këtë kohë, Alia thotë se ato u organizuan nga vetë Berisha. “Më 14 shtator të vitit 1998, S. Berisha organizoi dhe udhëhoqi në Tiranë një kryengritje të armatosur me qëllim përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues dhe të institucioneve legjitime të shtetit”, shkruan ai. E megjithatë, ai nuk e sheh si arsye të akuzave të Berishës. Në një intervistë të shkurtër, Ramiz Alia flet për marrëdhëniet me Berishën dhe tregon se si e sheh ai krizën politike në vend.
A ka diçka në libër, që mund ta ketë shtyrë Berishën t’ju akuzojë? çfarë e ka shqetësuar?
Berishën, çdo gjë e shqetëson. Ashtu është formuar ai. Tani ka probleme të mëdha me Partinë Socialiste, ka probleme të mëdha me komunitetin ndërkombëtar. Duhet të zgjidhin atë problem që kanë, ndryshe...si mendoni ju se do shkojë puna?
Berisha është shprehur se është akoma në fuqi ligji i genocidit. çfarë do të thotë kjo?
Unë s’e di, pyesni Berishën për këtë. E ka thënë ai. Le të bëjë ç’të dojë.
Si e cilësoni këtë krizë politike në vend? Ka shumë akuza...
Kjo është natyra e tij. Kështu bën gjithmonë. Ai është keq, dhe kur është keq, kërkon një rrugëdalje. Edhe kjo krizë e ka një rrugëdalje.
Cila do të ishte rrugëdalja sipas jush?
Unë besoj se Komuniteti Europian do ta zgjidhë. Do të bëjë që, si Sali Berisha ashtu edhe Edi Rama, të mendojnë seriozisht për fatet e popullit.
A po përdoret kjo akuzë ndaj jush për të larguar vëmendjen nga kriza?
Berisha kështu është mësuar.
Ju e keni cilësuar kryeministrin Berisha si një ndër “organizatorët e grushtit të shtetit” të vitit 1998. A ka ndikuar kjo në “zemërimin” e tij ndaj jush?
Po këtë s’e kam thënë vetëm unë, këtë e kanë thënë të gjithë. Por, s’ka lidhje ajo fare me situatën aktuale.
Pse duhet thënë kjo pas 20 vitesh pluralizëm?
Sali Berisha kur ka halle, kur ka probleme, do që të krijojë gjullurdi, ai kapet diku, krijon një problem. Ja, ju po merreni me deklaratën e tij, tani edhe kjo e vërteton. Në vend që të merreni me problemin se si do të zgjidhet kriza mes socialistëve dhe demokratëve, mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Si do të zgjidhet ai konflikt që u diskutua edhe në Strasburg, ku u vendos se për dy javë duhej të zgjidhej.
çfarë e mban peng zgjidhjen?
Këtë s’e di unë. Duhet të pyesni atë.
Si i keni pasur marrëdhëniet me kryeministrin aktual, para dhe pas ’90-ës?
S’kam pasur marrëdhënie fare këto vite.
Po si mjek, para viteve 1990?
Ai ka qenë anëtar partie, e jo vetëm kaq. Unë s’kam pasur asnjë marrëdhënie me të, mjekësia s’ka qenë sektori im.
Ju e keni mbështetur grevën e socialistëve, e për këtë, kreu i ekzekutivit tha se keni qenë i vetmi. Pse e mbështetët?
Pse? Po si të mos e mbështesja? Ajo ishte shumë e drejtë. Qe një akt i madh. Qindra djem e vajza që dolën aty për një ideal të tyrin, për një qëllim të tyrin, për votën. Ajo, vota pra, është e shenjtë. Ata shkuan në grevë për të. E si të mos i mbështesja unë? Si të mos i lavdëroja unë ata djem dhe vajza që e bënë këtë për ideal? Unë nuk jam anëtar i Partisë Socialiste, s’kam asnjë lidhje me Edi Ramën, fare, fare, fare. Megjithatë, unë gjykova. Ata që u futën aty kishin një ideal, një qëllim për votën, e kushdo duhet ta bëjë këtë për votën. çfarë të keqeje ka, ata nuk ngacmuan njeri dhe nuk vranë njeri.
1997-ta është cilësuar nga një libër historie si revoltë komuniste. ç’mendim keni?
Pyesni Berishën. E di ai...
(BalkanWeb)