Viktimizim i vetes

Mbeten ende të paharruara fjalët e ish-presidentit të Republikës çeke, Vaclav Havel, në fi llim të viteve ’90, gjatë një mitingu masiv në Pragë me rastin e zgjedhjes në postin e kryetarit të shtetit të atij intelektuali të shquar, që kishte qenë i persekutuar nga regjimi komunist. Tek shpaloste programin e tij të reformave për demokratizimin e jetës dhe të institucioneve të vendit, shpeshherë duartrokitej furishëm, aq sa atij iu desh të ndërhynte duke iu drejtuar dhjetëra mijëra pjesëmarrësve, se nuk qe e nevojshme të tregoheshin aq entuziastë përpara kohe, por vetëm atëherë kur këto reforma të realizoheshin.
Me kalimin e viteve, kjo porosi mori vlera të vërteta sepse veçanërisht në vendet e ish-Lindjes komuniste europiane u vërtetua që rruga drejt zhvillimeve të premtuara s’ishte aq e lehtë dhe kërkonte një periudhë jo aq të shkurtër tranzitive. Por, kjo periudhë sigurisht që do të ndryshonte nga njëri vend në tjetrin, jo vetëm prej kushteve specifike që ato mbartnin nga e kaluara, as vetëm prej resurseve që dispononin, por edhe prej kapaciteteve mentale që zotëronin sidomos te figurat udhëheqëse të tyre. Të gjitha këto mund të shpjegojnë edhe prapambetjen relative në këtë rrugë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, posaçërisht të Shqipërisë.
***
I njëjti përfundim vihet re te ne edhe këto ditë për një çështje të veçantë dhe jo thelbësore të zhvillimit të vendit. Liberalizimi i vizave për në ‘Zonën Shengen’ të Europës Perëndimore në të vërtetë ka kohë që zien ndërmjet nesh. Pushteti aktual, së paku prej dy vitesh rresht premton se qysh të nesërmen shqiptarët do të kapërcejnë Adriatikun dhe Jonin, ose Vriseranë apo Kapshticën, pa i marrë askujt leje. Mirëpo, kjo e nesërme është shtyrë vazhdimisht.
Konkretisht, aty nga fundi i 2008-ës u propagandua me fanfarë nga Tirana se, qysh në fillim të vitit pasardhës vizat do të hiqeshin. Pastaj u hoqën jo vizat, por vetëm ca fletë nga kalendari dhe të gjithë prisnin qershorin e 2009-ës për t’ia mbathur ku t’u tekej me pasaportat biometrike në xhep. Por ja që korrigjimi i muajve vazhdoi për më tutje dhe nuk u ndal as atëherë, kur në fund të vitit të kaluar nënshtetasve të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë iu dha mundësia të lëviznin lirshëm në Perëndim, duke lënë mbrapa qytetarët e Bosnjës dhe të Shqipërisë. Nga zyrtarët e kësaj të fundit u tha që këtë vit s’kemi ç’presim më, ndonëse gëloi një krizë politike, ekonomike dhe institucionale, pa zgjidhjen e së cilës, veçanërisht në planin e parë, nuk mund të arsyetohet që BE të na favorizojë.
Madje, monitorimet e vazhdueshme të grupeve të ekspertizës nga Brukseli paraqitën një gjendje jo shumë optimiste të përmbushjes së kritereve të caktuara për liberalizimin e vizave. Jo shumë optimiste, përderisa Shqipëria vazhdonte të qëndronte edhe mbrapa Bosnjës në blloqet e formatuara të këtyre kritereve. Dhe, për këtë gjendje, sigurisht që nuk mund të fajësoheshin monitoruesit perëndimorë. Sikurse as opozita politike brenda vendit, e cila edhe gjatë zhvillimit të një greve urie të zgjatur të dhjetëra deputetëve dhe mbështetësve të saj, për transparencën e zgjedhjeve parlamentare të vjetshme, nuk la pa i bërë thirrje BE-së që të mos ndikohej në vlerësimin e heqjes së vizave nga ky akt proteste sublime i ndërmarrë në mes të Tiranës, mu në buzë të Kryeministrisë.
Megjithatë, zyrtari i lartë për Zgjerimin i BE-së, Shtefan Fyle paralajmëronte Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit, për t’u përballur me një proces të vështirë të integrimit. Madje, në një intervistë dhënë më 17 maj Radios ‘Europa e Lirë’, ky Komisioner çek deklaroi se, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE jo vetëm që nuk do të jetë i lehtë, por gjithçka do të bëhet edhe më e komplikuar si pasojë e vështirësimit të kritereve. Kritere, prej të cilave nuk mund të përjashtohen fillimisht ato që tregojnë rrugën për lëvizjen lirisht në vendet anëtare të BE dhe në ato të hapësirës ‘Shengen’.
Këtyre ditëve u korrespondon edhe shqetësimi maksimal i shprehur nga BE, SHBA dhe OSBE për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, nëpërmjet pesë propozimeve konkrete bërë liderëve të pozitës dhe opozitës. Dhe, meqë nga kryeministri i vendit nuk u shpreh absolutisht vullneti për t’iu përgjigjur këtyre propozimeve, Strasburgu u zgjodh si vend i bisedimeve për sheshimin e konfliktit. Por, edhe pse ftesa e bërë nga drejtuesit e grupeve më të mëdha të Parlamentit Europian dhe konfirmimi i pjesëmarrjes edhe të Shtefan Fyles në darkën e punës te ‘Krokodili’ argumentoheshin me domosdoshmërinë e zgjidhjes urgjente të krizës (në të kundërt do të bllokohej procesi i integrimit), faktet treguan që liderit të maxhorancës sonë parlamentare nuk i bëri tërr syri.
Kjo gjendje e rënduar dhe e mbajtur pezull, sigurisht që do të shpjegonte caktimin prej kancelarive europiane të një afati të ngushtë, dyjavor, pra me përmbajtje ultimative, për t’i ardhur fundi konfliktit politik shqiptar. Por, deri tani që hedhim këto radhë, trompës së alarmit i është vënë në Tiranë surdina. Pra, në veshët e Brukselit vetëm tinguj të mbytur dëgjohen, çka nuk premtojnë për ndonjë mirëkuptim të shpejtë. Përkundrazi, po shtohet druajtja për mundësinë e ashpërsimit të mëtejshëm të situatës drejt një përplasjeje të re, brenda dhe midis segmenteve popullore, ashtu siç e kanë paralajmëruar para pak ditësh disa gazeta të mëdha europiane. Dhe, me gjasë, kjo do të ndikonte që shumë liderë përtej Adriatikut t’i thërrisnin kujtesës, duke sjellë ndërmend deklarimin e ish Komisionerit të BE, Patten, në Forumin Ballkanik të mbajtur në Selanik më 2002: “Zgjedhja është për ne e qartë: ose do të importojmë stabilitetin në Ballkan, ose Ballkani do të eksportojë destabilitetin në Europë”.
***
Vetëm në këtë kuadër të trishtë mund të dallohet më mirë rekomandimi për plotësimin e tri kushteve të miratuara së fundmi nga Këshilli i Komisionerëve të BE-së, pavarësisht frazeologjive diplomatike të ndonjë nëpunësi të akredituar në kancelaritë e Brukselit. Bëhet fjalë shkurtimisht për riintegrimin e atyre që duan të qëndrojnë në Evropë, për luftë më të vendosur ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si edhe për konfiskimin pa tolerancë të aseteve kriminale. Siç informoi Komisionerja e BE për Punët e Brendshme dhe të Drejtësinë, Sesilia Malmstrom, plotësimi i këtyre kushteve në Shqipëri dhe Bosnjës do t’i nënshtrohet vlerësimeve të ekspertëve europianë në verë të këtij viti. Por, sidoqoftë, për vendimin final ende nuk është artikuluar, nuk është shënuar një datë zyrtare: në tetor, nëntor, dhjetor...
Megjithatë, mungesa e kësaj date, si edhe herë të tjera, nuk e ka penguar Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë që, pa pritur konferencën e shtypit të Komisioneres nga Brukseli, t’i garantojë bashkatdhetarët që tani, brenda vitit 2010, këta do të lëvizin lirisht. Ndërkohë që, gjithashtu me buzë në gaz, kolegu i tij i Punëve të Jashtme thekson se, vënia e këtyre tre detyrimeve është një vlerësim i punës së shkëlqyer të Qeverisë sonë (?!). Me tone edhe më euforike bën sikur flet vet Kryeministri i vendit, i cili me stilin e tij të zakonshëm të faktit të kryer u trumbeton në Berat disa nxënësve të detyruar për të marrë pjesë në miting, që: “Vizat u hoqën para së gjithash dhe mbi të gjitha se ne zhvilluam zgjedhje të lira e të ndershme dhe festojmë, kudo që pritemi në këtë vend, si përfaqësuesit tuaj, si përfaqësuesit e qytetarëve të votuar në liri të plotë”. Për ato që shprehu edhe kryetarja e Kuvendit, nuk ia vlen të zgjatemi.
E rëndësishme që të vihet në dukje këtu është realiteti se, vizat ende nuk janë hequr. Sepse, liberalizimi i plotë i tyre për shtetasit shqiptarë kushtëzohet ndjeshëm dhe mbetet pezull në hava, përtej tre kritereve të paplotësuara, sidomos nga zgjidhja e krizës politike. “Ne nuk do të ndalojmë iniciativën tonë derisa të kemi një zgjidhje, dhe Shqipëria duhet ta dijë se pa zgjidhje zhvillimi i marrëdhënieve me BE do të ketë shumë, shumë probleme, duke përfshirë këtu edhe çështjen e liberalizimit të vizave”. Kështu u shpreh gjatë një interviste të fundit dhënë një televizioni shqiptar Hannes Svoboda, Zëvendëspresident i APSDE në Parlamentin Europian. Dhe, efekti i kësaj deklarate bëhet i besueshëm, ngaqë Rekomandimi i Komisionit Europian pritet t’i kalojë për shqyrtim dhe miratim, ose jo, më së pari PE – së, ku numri i deputetëve të majtë së bashku me ata liberal – demokratë, që kanë bashkuar votat në favor të transparencës së plotë të zgjedhjeve në Shqipëri, tashmë e kalon atë të europarlamentarëve të djathtë (të Partive Popullore Europiane), të cilët gjithashtu janë të interesuar për qetësimin e shpejtë të situatës në Shqipëri.
Në përgjithësi, kjo situatë nuk ka lidhje direkte me liberalizimin e vizave, - u shpreh në një intervistë të këtyre ditëve dhënë për BBC, Maja Koçijançiç, Zëdhënëse e Komisioneres për Punët e Jashtme të KE-së, Ledi Ashton. Por, më tej vazhdoi: “...Ajo që dua të them, është se ngërçi aktual politik po e dëmton imazhin e demokracisë në Shqipëri dhe po pengon reformat e rëndësishme, si edhe punën ligjore që vendi duhet të bëjë...kjo nuk i ndihmon përpjekjet e vendit për të përparuar drejt BE”. Në unison me zërat e Brukselit, edhe ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan, i cili nuk njihet këtu për reagime të ashpra, më së fundi detyrohet t’u drejtohet më troç dhe më nga afër shqiptarëve, duke u kujtuar se: “Vendimi që do të merret nga Këshilli dhe nga eurodeputetët në PE mbi propozimin e Komisionit, do të jetë një vendim politik, sepse do të merret nga politikanë. Parësore mbetet që udhëtimi pa viza do të bëhet realitet vetëm kur të tëra standardet do të përmbushen”.
Pra, edhe me kaq citime bëhet e qartë se, duartrokitjet që pret nëpër mitingje kryeministri ynë nga gënjeshtrat e pacipta që deklamon dhe demagogjitë e pafundme të kolegëve të kabinetit të tij, asesi nuk shpejtojnë kohën e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Aq më pak mund të arrihet ky objektiv, nëse mbetet e hapur kriza dhe thellohet ajo, duke mos pranuar firmosjen e një deklarate që do t’u paraqitet së shpejti liderëve të dyja forcave më të mëdha politike të vendit. Kështu, kjo mënyrë të vepruari, as më shumë dhe as më pak do të quhej me plot gojën: viktimizim i vetes.