E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramiz Alia përcillet për në banesën e fundit

Kortezhi me trupin e Alisë iu drejtua varrezave të Sharrës, pas përfundimit të homazheve në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, ku ranë në sy mungesa e Presidentit Topi, kryeministrit Berisha dhe liderit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Ramiz Alia ndërroi jetë mëngjesin e datës 7 tetor si pasojë e disa sëmundjeve kronike. Ai kishte lindur në Shkodër me 18 tetor 1925. Ceremonia mortore e Ramiz Alisë u zhvillua sot për arsye se fëmijët e tij ishin  me qëndrim jashtë shtetit.

(10:45) Ceremonia mortore e Ramiz Alisë, të pranishëm Nano, Meta, Ruçi...

Tiranë – Në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë po zhvillohen homazhe në nder të ish-udhëheqësit të fundit komunist dhe ish-Presidentit të parë të Shqipërisë pluraliste, Ramiz Alia.

Partia Socialiste nuk pati prezencë zyrtarë në homazhe por në cermoni morën pjesë tre funksionarë të lartë të saj.

Nga Partia Socialiste të pranishëm në cermoni ishin sekretari i përgjithshëm, Gramoz Ruçi, Namik Dokle dhe ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi.

Në homazhe po ashtu morën pjesë edhe ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste për Integrim, Ilir Meta si dhe ish-lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Meta shprehu vlerësim për Presidentin e parë të Shqipërisë pluraliste teksa Fatos Nano shprehu vlerësoi "kontributin e tij (Ramiz Alisë) në etapa të rëndësishme të historisë deri në institucionalizimin e plotë të pluralizmit”.

Rreth orës 11:00, trupi i pajetë i ish-udhëheqësit të fundit komunist, Ramiz Alia, do të përcillet për në varrezat e Sharrës.

(08:46)  Alia përcillet sot për në banesën e fundit me ceremoni zyrtare

Ish-udhëheqësi i fundit komunist dhe ish-Presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste, Ramiz Alia, do të përcillet sot për në banesën e fundit me një ceremoni zyrtare.

Protokolli i Shtetit ka vendosur që homazhet të bëhen nga ora 10:00 - 11:00, në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë nga ku trupi i pajetë do të përcillet për në varrezat e Sharrës.

Ceremoniali zyrtar i Republikës së Shqipërisë parashikon katër tipe ceremonish funebër: ceremoni shtetërore, më e larta, ceremoni zyrtare, ceremoni ushtarake dhe ceremoni zyrtare ose ushtarake jo të plota.

Pavarësisht debatit mbi rolin e tij në shumë ngjarje të kohës së diktaturës dhe të fillimeve të pluralizmit, duket se në një farë mënyrë, Ramiz Alisë do t’i rezervohet një trajtim prej ish-presidenti.

Pasi për të do të kryhet një ceremoni funebre zyrtare. Ceremonia e homazheve organizohet (me lejen e familjes), në institucionin përkatës, ku vendoset arkivoli dhe hapet Libri i Ngushëllimeve. Në orën e caktuar, kortezhi i përmortshëm niset drejt varrezave i eskortuar vetëm nga patrulla policore dhe jo nga banda dhe të shtëna me armë.

Ramiz Alia ndërroi jetë mëngjesin e datës 7 tetor, në moshën 86-vjeçare, si pasojë e disa sëmundjeve kronike./Start/

                                                                                             2011-10-09 12:15
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›