Reshje te dendura ne vend nis bora e pare ne Diber dhe Librazhd
Me uljen e temperaturave në të gjithë vendin ka nisur të bjerë dhe bora e parë në Dibër.
Informacionet nga korrespondenti atje tregojnë se reshjet e para të dëborës kanë rënë në lartësinë 1 mijë metër, por ajo ende nuk ka sjellë vështirësi në qarkullim.
Dëborë ka nisur të bjerë edhe në Librazhd. Korrespondenti atje njofton se dëbora ka zbardhur Malin e Shbenikut dhe të Sopotit.
Ndërkaq në zonat më të ulëta në të gjithë vendin ka patur reshje të dendura shiu 48 orët e fundit, por edhe këto nuk kanë shkaktuar dëme apo vështirësi në qarkullim.
Probleme jo shumë të rëndësishme janë shfaqur kryesisht në lagjet e qyteteve ku nuk kanë funksionuar kolektorët apo në ato lagje ku infrastruktura është e dëmtuar.
Nëpër prefektura ka nisur organizimi për të analizuar situatën dhe për të marrë masa për dimrin.