E Diel, 1 Nëntor 2026

Ramona Tullumani dhe Genc Tukici recital ne Paris

Aktiviteti Sopranoja dhe pianisti interpretuan ne skenen e teatrit Cortot

Sopranoja e re shqiptare Ramona Tullumani eshte rikthyer ne skenen e teatrit Cortot te Parisit. Per kete koncert recital i pritur me entuziazem nga publiku dhe mediat franceze sopranoja Tullumani kishte zgjedhur te shoqerohej nga nje tjeter shqiptar pianisti i njohur Genc Tukici. Pjeset e interpretuara ne Paris ishin kryesisht arie nga operat e Belinit Pucinit dhe Mozartit. Dyshja e artisteve ka marre duartrokitje gjate interpretimit te pjeseve. Koncertit recital nuk i ka munguar as nje kolazh me muzike shqiptare te perzgjedhur nderkohe qe nje nga pjeset e perzgjedhura per kete program ishte edhe nje perpunim i kanconetave italiane. Sopranoja Ramona Tullumani dhe pianisti Genc Tukici u detyruan te mbyllnin programin duke interpretuar pjese nga repertori francez. Ambasadori shqiptar ne France Ylljet Alickaj dhe shume artiste shqiptare te cilet jetojne ne Paris do te vleresonin interpretimin e sopranos dhe pianistit te njohur Tukici. Per sopranon Ramona Tullumani koncerti recital ne sallen Cortot ne Paris vjen pas debutimit te saj ne operen La Boheme te Pucinit ne kete sezon artistik si dhe ne disa teatro operash te rendesishme te Italise me regjine e artistes me fame nderkombetare Katja Ricareli. Duke komentuar interpretimin e sopranos shqiptare Ricareli e quajti nje Muzete te lindur dhe te gjetur. Por pas nje viti ajo u kthye serish ne sallen e teatrit Cortot kete radhe me kerkesen e publikut parizien. Per sopranon e re sfida tjeter do te jete pas dy javesh ne skenen e koncertit Tre tenoret nje takim i pervitshem me tre emra te njohur te muzikes klasike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›