Shkrimtaret nisin garen
Vijne nga Turqia Rumania Maqedonia Greqia Serbia Bullgaria e sigurisht edhe nga Shqiperia. Jane autoret konkurrente per cmimin letrar Balkanika 2010 perkatesisht per vitet 2008-2009. Gjithsej jane 14 autoret mes te cileve do te vleresohen dy me te miret per vitet perkatese sepse ashtu sic edhe eshte thene kete vit do te akordohen dy cmime letrare. Juria nderkombetare do te vleresoje me te mirin prej autoreve dhe vepres perkatese. Per vitin 2008 konkurrojne Nikolay Milchev nga Bullgaria Dimitris Nollas nga Greqia Tomislav Osmanli nga Maqedonia nga Rumania vjen Theodor Damian ndersa nga Serbia Srdjan Valjarevic. Shqiperia perfaqesohet me Ismail Kadarene ndersa Turqia me Sema Kaygusuz. Ndersa autoret konkurrente per vitin 2009 jane Bullgari Deyan Enev grekja Elias Maglinis maqedonasja Kica Kolbe serbi Radoslav Petkovic Ben Blushi nga Shqiperia Tamara Andrucovic nga Rumania si dhe Ali Teoman nga Turqia. Fituesit do te behen te njohur me 28 nentor ne Vlore qe eshte njekohesisht edhe vendi organizator e mikprites i kesaj ngjarjeje te rendesishme te letersise ballkanike. Fondacioni Balkanika dhe Instituti i Librit dhe i Promocionit Toena kane zgjedhur Vloren si vend organizator te ketij evenimenti nderkombetar si nje prej qyteteve me liberdashese ne boten shqiptare por e njohur edhe per mikpritjen tradicionale te zones. Fituesit te shpallur si autori i romanit me te mire te Ballkanit per vitin respektiv i jepet Diploma e Nderit nje distinktiv me simbolin e Balkanikes dhe nje cmim me vlere financiare. Botuesit organizatore te te gjitha vendeve ballkanike kane detyrimin qe te botojne romanin fitues ne vendet e tyre. Brenda dy vitesh vepra e autorit fitues perkthehet ne shume gjuhe te huaja njeheresh. Botuesve u krijohet mundesia qe sipas deshires dhe vleresimit nga ana e tyre te botojne ne vendin e tyre te gjitha veprat qe kane konkurruar ne Balkanika duke qene se jane veprat me te mira te botuara ne rajon.
Autoret konkurrente per cmimin Balkanika 2009Bullgaria Nikolay Milchev
Nje gjel nga nje zbukurim mjedre eshte vepra ne konkurrim e autorit bullgar. Milchev eshte autor i disa vellimeve me poezi dhe me ese
Greqia Dimitris Nollas
Dimitris Nollas perfaqeson letersine greke ne konkurrim. Eumlshte autor i dhjetera vellimeve me tregime si dhe fitues i disa cmimeve
Maqedonia Tomislav Osmanli
Tomislav Osmanli me romanin 21 perfaqeson letersine maqedonase. Eumlshte autor i disa prozave shfaqjeve teatrale ese teori e skenare filmash
Rumania Theodor Damian
Autori rumun perfaqeson vendin e tij me romanin Nenshkrimi i Isarit. Ai eshte autor i disa vellimeve poetike veprave te kritikes letrare veprave filozofike
Serbia Srdjan Valjarevic
Srdjan Valjarevic vjen me romanin Liqeni i Komos. Eumlshte autor i disa romaneve dhe librave me poezi si dhe eshte vleresuar me cmimin Biljana Jovanovic 2006
Shqiperia Ismail Kadare
Kadare me romanin E penguara perfaqeson letersine shqipe ne konkurrimin per Balkanika 2009. Ai eshte autor i shume veprave letrare te perkthyera ne me se 40 gjuhe te huaja
Turqia Sema Kaygusuz
Sema Kaygusuz me romanin Renia e namazit perfaqeson letersine turke. Eumlshte autore e vellimeve me tregime dhe e nje romani ne turqisht
Bullgaria Deyan Enev
Enev me romanin Cirku Bullgaria perfaqeson letersine bullgare.
Ai eshte autor i 11 veprave kryesisht vellimeve me tregime te shkurtra
Greqia Elias Maglinis
Elias Maglinis i lindur ne Republiken Demokratike Kongoleze perfaqeson Greqine me vepren Hetimi. Ai eshte autor i dy novelave dhe i shkrimeve te tjera
Maqedonia Kica Kolbe
Gruaja Gavrilov eshte romani i shkrimtares maqedonas ne konkurrim. Ajo eshte autore e shume artikujve per filozofine artin figurativ filma dhe letersine
Serbia Radoslav Petkovic
Radoslav Petkovic vjen me romanin Kujtesa perfekte e vdekjes.
Ka botuar shume romane por per vepren Fati dhe Komente eshte nderuar me disa cmime
Shqiperia Ben Blushi
Ben Blushi perfaqesohet ne konkursin letrar me romanin Te jetosh ne ishull. Ai eshte autor i dy romaneve. Romani Te jetosh ne ishull eshte perkthyer dhe botuar ne gjuhen greke
Rumania Tamara Andrucovici
Tamara Andrucovici vjen me romanin Ti ke per shtepi nje palme ne konkurrim per cmimin letrar Balkanika 2008. Ajo eshte autore e disa vellimeve me tregime dhe romaneve
Turqia Ali Teoman
Ne prag sjell letersine turke ne cmimin letrar Balkanika 2008. Ai eshte autor i shume romaneve novelave dhe vellimeve me tregime ne turqisht