E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramos: Mourinho trajneri i duhur për Realin

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka deklaruar se Jose Mourinho është trajneri i duhur për të drejtuar klubin spanjoll.

“Real Madridi ka nevojë për dikë si Mourinho, dikë me karakter dhe personalitet. Çdo ditë mësoj nga ai. Ai është gjithmonë i vëmendshëm për gjithçka dhe kjo ju ndihmon të përmirësoheni çdo ditë”, ka thënë Ramos.

Ramos po ashtu ka mohuar se ka ndonjë lloj ndarje në ekip.

“Unë nuk jam aktor, nëse ka atmosferë të keqe në ekip do ta thosha”, ka shtuar mbrojtësi spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›