E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnje-Shqipëri, kuqezinjtë mposhten 2-0

Bosnje Hercegovina ka shuar ëndrrën e kombëtares tonë të futbollit, për të zënë vendin e dytë në grupin D, të eleminatoreve për Europianin Euro 2012. Përfaqësuesja jonë e futbollit është mundur me rezultatin 2 me 0 në Bosnje.
 

Zhgënjimi për kombëtaren kuq e zi erdhi në pjesën e dytë të takimit, pas një pjese të parë të balancuar për të dyja skuadrat.
Goli i parë për Bosnjen u shënua në minutën e 67 të takimit nga Medunjanin, ndërsa goditjen përfundimtare e dha Maletiç në minutën e 90 të ndeshjes.
 

Pas këtij rezultati, kombëtarja jonë zbret në vendin e 5, me pikë të barabarta me Rumaninë e vendit të 4.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›