Ramos di të shënojë edhe me këmbë

Sergio Ramos beson se goli i shënuar nga gjuajtja e lirë në fitoren e Spanjës 5:1 ndaj Panamasë dëshmoi se duhet t’i jepet rasti që të tentojë nga faulli edhe në Real Madrid.
26-vjeçari, i cili shumicën e golave i ka realizuar me kokë, dëshmoi se di të gjuajë edhe me këmbë, duke e gjetur rrjetën. Por, në ekipin madrilen ai e ka konkurrencën e Cristiano Ronaldos dhe Mesut Ozilit.
“Është ndjenjë e mirë të kesh sa më shumë kompeticione. Në Real Madrid kemi disa lojtarë prej të cilëve mund të mësosh. Ndonjëherë e kam vendosur lojën, pas golave me kokë, por sot dëshmova se mund të shënoj edhe me këmbë”, deklaroi Ramos për COPE.