E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spanja, Luis Enrique: E ardhmja? Nu mund të flas tani

I hidhëruar, trajneri i Spanjës, Luis Enrique, komenton eliminimin e ‘Furie Rosse’ ndaj Marokut: “Ne jemi Spanja dhe e përfaqësojmë atë, ndaj duhet të përgëzojmë Marokun. Ata ishin më të mirë se ne në shortin e penalltive. Futbolli është një sport i mrekullueshëm, por i paqartë, meqenese nje skuader mund te fitojë pa sulmuar. Ne dominuam plotësisht por penalltitë ishin fatale. Jam shumë krenar për lojtarët tanë, i përgëzoj. Zgjodha tre gjuajtësit e parë, të tjerët i vendosën ata. Bono është një portier spektakolar dhe ai ishte fantastic edhe sot. Ne dhamë 100% dhe do të duhet të presim një mundësi tjetër. Më vjen shumë keq për fansat, ne u përpoqëm…”. Pastaj për të ardhmen e tij. “Nuk është koha për të folur për këtë. Tani dua vetëm të shkoj në shtëpi dhe të shoh njerëzit e mi. Javën e ardhshme do të flasim për të ardhmen, duhet ta asimiloj këtë disfatë”.

“Ne patëm një shans me Sarabian, por gjithçka erdhi tek penalltitë në mënyrën më mizore”. Kështu e komenton mesfushori i Spanjës Sergi Busquets në televizionin iberik humbjen ndaj Marokut në Botëror. “Ne u përpoqëm t’i lodhnim, të gjenim hapësirë. Na mungonte ai pak fat në pasimin apo goditjen e fundit”, shtoi mesfushori veteran i Barcelonës. “Penlltitë? Gjithmonë janë koka apo bishta. Por ne i humbëm të tre penalltitë”, shtoi ai i turpëruar. Busquets nuk u shpreh shumë për të ardhmen e tij në kombëtare: “E rëndësishme është kombëtarja dhe jo unë. Është një mbrëmje e vështirë dhe do të shërbejë si një përvojë për të ardhmen me një grup shumë të mirë dhe të ri. Kjo do të na forcojë dhe ne duhet të vazhdojmë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›