Ramos, pasardhës i Maldinit

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini ka kurorëzuar mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos, duke thënë se ylli spanjoll mund të jetë pasardhës i tij.
Ai është i ri dhe ka të gjitha kualitetet e nevojshme për tu bërë pasardhës i imi, deklaroi Maldini për të përditshmen sportive spanjolle Marca pas një takimi me Ramosin, ku shkëmbyen fanellat me njëri-tjetrin.
Sergio ka shpejtësi, fuqi dhe aftësi të shumta, ndërsa është i ri dhe ka shumë koha para vetes. Ai është pjesë e një klubi të madh si Real Madrid dhe e këshilloj të luajë në qendër sikur unë. Sekreti i suksesit është të stërvitet si një bishë, u shpreh ikona e Rossonerëve i cili u pensionua nga futbolli në fund të sezonit të kaluar. Ndërsa Ramos është përgjigjur:
Maldini ka qenë gjithmonë idhulli im. Do të jem i lumtur nëse një ditë kujtohem me së paku gjysmën e respektit që bota e ka ndaj tij.