Kaka kërkonte Hoze Murinjon te Siti
Hoze Murinjo në vend të Mark Hjuxhs. Duket se ky ishte njëri prej kushteve që Kaka kishte vendosur për t‘u transferuar te Mançester Siti. Lajmi është bërë i ditur nga britanikja "Sunday Mirror", që theksonte se "në momentin kur përfaqësuesit e yllit brazilian u ulën në tavolinën e bisedimeve me të dërguarit e sheikut Mansur, kanë pretenduar garanci se trajneri aktual i ‘Sitizens‘ do të qëndronte në detyrë deri në fund të këtij sezoni, për t‘u zëvendësuar më pas me një teknik ‘më të mirë‘". Duket se emri i preferuar i stafit të Kakasë ishte pikërisht ai i drejtuesit të stolit zikaltër. Murinjo cilësohej trajneri ideal për ta shndërruar Sitin në një klub që pretendon të konkurrojë në Premiership dhe në Champions League. Por, në fund lojtari refuzoi ofertën, ndërsa pronarët arabë në "Islends" përveçse kursyen miliona euro (mbi 100 milionë), evituan edhe marrjen e një vendimi rreth të ardhmes së Mark Hjuxhs. Gjithsesi, ky i fundit vazhdon të mos ta ketë vendin të sigurt, edhe sepse drejtuesit e Sitit nuk janë aspak entuziastë nga klasifikimi i ekipit (vetëm 4 pikë larg zonës së ftohtë) dhe u tremben konflikteve të tjera mes trajnerit dhe futbollistëve. Përplasjet me Elano dhe Xho në fillim të sezonit dhe "ftohja" me Robinjon, që për "arratisjen" në Brazil u gjobit me 300 mijë euro: gjithsesi ish-lojtari i Realit të Madridit ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet, duke deklaruar se në Brazil udhëtoi për çështje personale dhe nuk ka menduar asnjëherë të transferohet te Çelsi.
Murinjo
Duket se pas kushtit të vendosur nga Kaka, te Mançester Siti kanë tentuar (natyrisht duke përdorur kartën e rrogës joshëse) të afrojnë teknikun luzitan. Presidenti i Interit, Masimo Morati, ka mësuar së fundmi se kontakti ndërmjet Hoze Murinjos dhe përfaqësuesve të sheikut Mansur ekziston vërtet. Pronari i klubit anglez ka punuar personalisht që të bindë trajnerin zikaltër, për të realizuar idenë e "çmendur", që të ndërtojë klubin më të fortë në botë, ndërkohë që oferta financiare ishte 15 milionë euro në sezon. Murinjo shihej si zgjedhja ideale: pas emërimit te Çelsi i Roman Abramoviç, ai ishte i vetmi që arriti t‘u jepte bluve një identitet. Për më tepër, në Premiership besojnë se portugezi është i vetmi që mund të krahasohet me Sër Aleks Ferguson, madje ta sfidojë drejtuesin e Mançester Junajted. Në atë periudhë, Murinjo i hodhi poshtë këto zëra, duke deklaruar se është i kënaqur tek Interi dhe do të qëndrojë për aq kohë sa klubi ta mbajë. Megjithatë, në ambientet zikaltër vazhdojnë të qarkullojnë zërat se kontakti mes tyre ka ekzistuar. Kjo bëri që merkato e Interit të bllokohej dhe shkaktoi shumë pakënaqësi në rrugën "Durini", kryesisht te Morati, i cili gjatë verës i kishte besuar verbërisht portugezit.
Diego
Mançester Siti vazhdon të jetë i papërmbajtur në merkato. Pasi dështoi në operacionin "Kaka", klubi ka hedhur sytë nga Diego, mesfushori brazilian i Verder Bremenit, që prej kohësh ndiqet nga klubet më të mëdha evropiane. Arabët kanë përgatitur ofertën 27 milionë euro për klubin gjerman, ndërsa për fantazistin përflitet për një rrogë rreth 10 milionë euro në sezon. Për të afruar Diegon mund të përdoret ndërmjetësimi i Robinjos.