Tërmet në Barcelonë, largohet Vilanova
Tito Vilanova nuk është më trajner i Barcelonës.
Lajmin e ka publikuar presidenti i klubit Sandro Rosell.
Ai ka thënë se puna e Vilanovës në klubin katalunas është e pamundur për shkak të sëmundjes së tij.Ju informojmë se Tito Vilanova ka nevojë për tretmane mjekësore që i pamundësojnë punën si trajner, ka thënë Rosell.
Sipas drejtuesve të Barcelonës trajneri i ri do të emërohet në javët e ardhshme.
Në ditët në vijim, zëvendës presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu dhe drejtori sportiv Andoni Zubizarreta, do të prezentojnë trajnerin e ri, ndoshta në fillim të javës së ardhshme, ka thënë Rosell i cili largimin e Vilanovës e ka quajtur goditje të rëndë për klubin.