E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentarja e Bullgarisë viziton sot Tiranën

TIRANE-Me ftesë të Kryetares së Kuvendit, znj, Jozefina Topalli, mbërrin sot për një vizitë dy ditore në vendin tonë, Kryetarja e Kuvendit Popullor të Bullgarisë, znj.Tsetska Tsacheva . Takimi mes dy homolegeve znj, Jozefina Topalli dhe znj.Tsetska Tsacheva do të mbahet në Selinë e Kuvendit dhe pas takimit do të ketë një prononcim për mediat. Gjatë vizitës së saj në Shqipëri, Kryetarja e Kuvendit të Bullgarisë do të takohet me Kryeministrin Sali Berisha, Presidentin Bamir Topi, dhe ministren e Integrimit Majlinda Bregu.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›