Rana e Hedhun/ Perla e bregdetit të Adriatikut e tejmbushur me pushues

Plazhi i Ranës së Hedhun në Shëngjin po vizitohet masivisisht në këto ditë gushti.
Kjo zonë turistike ka nisur të zhvillohet gjatë viteve të fundit dhe është e tejmbushur me pushues, vendas dhe të huaj.
Ndërthurja e malit me detin e rërën, si dhe rritja e cilësisë së shërbimeve, e kanë kthyer Ranën e Hedhun në një destinacion mjaft të pëlqyer turistik.
Bukuritë natyrore dhe pastërtia e ujit e rërës janë arsyet pse pushuesit e zgjedhin Ranën e Hedhun për pushime verore.
“Është bregdeti më i afërt për Prishtinën.” thotë një pushues shqiptar nga Kosova.
Interesit gjithnjë në rritje të pushuesve për Plazhin e Ranës së Hedhun i është përgjigjur dhe sektori privat duke shtuar njësitë akomoduese në këtë zonë e cila është në zhvillim e sipër.
Gazetare: Megi Mëhilli
/rtsh.al/