Rikthehet i nxehti afrikan, sa do jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Dita e sotme do nisë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë afrikane. Gjatë mesditës do të shfaqen kalime të pakta vranësirash në bregdet, zonat e ulëta dhe në lindje të vendit.
Në pjesën e parë të ditës, temperaturat minimale do të regjistrohen në vlerën 15 gradë Celsius, ndërsa në mesditë temperatura maksimale do të jetë 40 gradë celcius.
Era do të fryjë me një shpejtësi mesatare 35 kilometra në orë. Në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzimi 2 ballë.
/rtsh.al/