Ranë në ujërat e Drinit, polumbarët gjejnë trupat e dy kushërinjve (FOTO)
Shkodër- Pas disa orësh kërkimesh polumbarët e forcave RENEA kanë mundur të nxjerrin nga ujërat e lumit Drin trupat e pajetë të dy kushërinjve Kolndrekaj, të cilët ranë pasditën e djeshme në lumë me automjetin që po udhëtonin.
Deri mesditën e së mërkurës nuk pati asnjë shenjë për fatin e dy vëllezërve Alfons dhe Paskualino Kolndrekaj, përkatësisht 20 vjeç dhe 22 vjeç.
Derisa pak minuta para gjetjes së trupave u bë e mundur gjetja e automjetit me të cilin ranë në ujërat e Drinit dy kushërinjve.
Aksidenti ndodhi më 24 dhjetor rreth prës 16:30 në aksin Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kthesa e Beltojes. Automjeti tip Golf 4, me ngjyrë blu në të vilin po udhëtonin vëllezërit Kolndrekaj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e lumit Drin.
Mësohet se dy kushërinjtë janë nga fshati Shtajkë i komunës Bushat dhe natën e aksidentit kanë dalë për të festuar Krishtlindjen. Kërkimet kanë nisur që mbrëmë por u ndërprenë për të rinisur sot në mëngjes për shkak të errësirës. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbradhjen e rrethanave të këtij aksidenti tragjik.
Momente nga kërkimi për trupat e dy vëllezërve
Polumbarët kërkojnë trupat në ujërat e lumit Drin
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: