Fishekzjarret i vënë flakën qytetit nigerian, dhjetra të plagosur (FOTO)
Nigeri- Një shpërthim në një depo ka ndezur një zjarr të madh në Lagos, qyteti më i madh dhe komercial nigerian.
Zyrtarët thanë për BBC-në se një ndërtesë që ruante fishekzjarre shpërtheu dhe zjarri u përhap deri në nëntë ndërtesa të tjera.
Shpërthimi thuhet se tronditi dritaret e shtëpive milje larg dhe një re e dendur e tymit mund të shihet mbi ishull.
BBC-ja thotë se disa njerëz mbetën të plagosur, por nuk është menjëherë e qartë nëse ka pasur ndonjë viktimë. Mijëra njerëz u mblodhën në zonë për të parë teksa zjarri shkatërronte ndërtesat fqinje.
“Disa banorë kërcyen nga dritaret nga paniku, pasi fishekzjarret shpërthyen”,-raportoi agjencia e lajmeve AFP. Kryqi i Kuq nigerian tha se kishte trajtuar të paktën 30 njerëz. Zjarrfikësve iu desh rreth një orë për të arritur në vendin e ngjarjes, pjesërisht për shkak të turmave të mëdha.
Zjarri në Lagos
Policia dhe zyrtarë të sigurisë janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkakun e shpërthimit.
Zjarri masiv
Zjarri në qytetin nigerian
Dorina Bilbili/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: