Ranieri: “Zeniti me sulm të maskuar”

Trajneri i Juventusit, Klaudio Ranieri, mbeti i mrekulluar nga Zeniti i Shën Petërsburgut. Skuadra ruse mundi në finalen e Superkupës së Europës, Mancester Junated, fituesin e Ligës së Kampioneve. "Zeniti ka një forcë të madhe fizike, por dhe lojtarë me cilësi të mëdha. Luan një 4-3-3 të maskuar dhe ka të bërë të sajin filozofinë e lojës holandeze të Advokatit", - tha Ranieri, që do të përballet me skuadrën ruse në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. "Kur të përballemi ne do të jemi në periudhën e formës më të mirë, pasi kampionati rus ka filluar prej kohësh".